• |
ide | kryesore

Chris Hemsworth bën pauzë nga aktrimi

-Instant, Paparazzi, Slider



Chris Hemsworth është duke marrë pushim nga aktrimi pasi mbaroi turneun e shtypit për serialin e tij të ri dokumentar Disney+ “Limitless”.

Aktoritha për Vanity Fair se pas xhirimit të episodit të fundit, i cili ka në qendër ndarjen nga jeta, ai vendosi të bënte një pushim nga karriera për të kaluar kohë me familjen. Aktori “Thor” ndan vajzën India dhe djemtë binjakë  Tristan dhe Sasha, me gruan Elsa Pataky. “Bërja e një episodi mbi vdeekjen më bëri të mendoja, ‘O Zot, nuk jam ende gati të shkoj’,” tha ai. “Dhe pastaj fillon të flasësh për fëmijët dhe familjen dhe të thuash;“O Zot, ata po rriten, dhe unë vazhdoj të bëjë filma”.

Chris shpjegoi, “Me të vërtetë nxiti diçka tek unë që të dëshiroja të marr pak kohë. Dhe që kur mbaruam shfaqjen, unë kam përfunduar gjërat për të cilat kam nënshkruar.” “Tani kur të mbaroj këtë turne këtë javë, do të shkoj në shtëpi. Do rri me fëmijët, me gruan time.”

Në serinë me gjashtë pjesë, Hemsworth teston kufijtë e tij fizikë dhe mendorë ndërsa eksploron se si të luftojë plakjen dhe të zgjasë jetën.Gjatë xhirimit, ai mësoi se  ka 8 deri në 10 herë më shumë gjasa se një individ mesatar për të zhvilluar sëmundjen e Alzheimerit. Në episodin e pestë, aktori takohet me mjekun Dr. Peter Attia dhe i nënshtrohet një sërë testesh gjenetike.

“Ne kemi marrë çdo test gjaku që mund të bëhet,” i thotë Attia Hemsworth . “Dhe ju keni dy kopje të APOE4. Një grup nga nëna juaj dhe një grup nga babai juaj”. ” Ideja se nuk do të jem në gjendje të kujtoj jetën që kam përjetuar. Të kujtoj  gruan time, fëmijët e mi, është ndoshta frika ime më e madhe”, tha Chris në episod./Lapsi.al

Marrë nga: FoxNews



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *