• |
ide | kryesore

Moti i keq/ Banorët e ish-Kënetës në Durrës: Është shkatërruar çdo gjë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Banorët e ish-Kënetës në Durrës kanë deklaruar se qeveria duhet që të marrë masa për përmbytjet. Duke folur për mediat ata kanë theksuar se deri më tani nuk ka ashkuar asnjë njëri që t’iu vizitojë.

“Të marri masa qeveria se gjynah. Nuk i kemi çuar as kalamajtë në shkollë u përmbytën shtëpiat. Nuk kam asgjë në shtëpi, janë shkatërruar çdo gjë. Nuk ka ardhur asnjeri vetëm ju gazetarët”, u shpreh banorja.

Po ashtu një banor i zonës tha se çdo dimër ata po përballen me këtë situatë.

“Hajde hyjmë me çizme dhe e shkojmë ta shohim se si është shtpia dhe atëhëre flasim. Çdo vit blejmë marteriale, këto janë. Marin votat dhe ikin, ujin e kemi ne çdo dimër”, tha banori.



2 Comments

  1. Theksi te “Banoret e ish-kenetes”…

    Patjeter qe Qeveria duhet te marr masa per te paguar karrllikun tuaj qe ndertoni ne shtratin e Bunes dhe ne ish-keneta te transformuara ne toke te thate thjesht per per perdorim bujqesor.

    Ca t’ju thuash juve?!

    Juve nuk ju thua dot as “ju marrte lumi!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *