• |
ide | kryesore

Shqipëria importon energji dhe kur përmbytet/ Rama: E bëmë që të mos rrezikonim rezervat

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e përmbytjeve në vend. Në një reagim në rrjetet sociale Rama ka folur dhe për lajmet e publikuara në media lidhur me importin e energjisë elektrike. Kreu i qeverisë  sqaron se KESH ka vendosur të importojë energji elektrike sipas procedurës së datës 11 Nëntor. Kjo sepse, sipas Ramës, nga të gjitha parashikimet e motit, situata e rreshjeve pritej të intensifikohej vetëm në mesditën e datës 20 nëntor. Kryqeveritari shtoi se nëse nuk do të ishte importuar do rrezikohej furnizimi normal me energji.

Rama shtoi se sasia e reshjeve rezultoi me vlera rekord në basenet e Komanit e të Vaut të Dejës.

Pjesë nga fjala e Ramës

“Prurja më e madhe e dizinformimit vjen lidhur me importin e energjisë. E vërteta është se KESH ka vendosur të importojë energji elektrike sipas procedurës së datës 11 Nëntor, sepse nga të gjitha parashikimet e motit, situata e reshjeve pritej të intensifikohej vetëm në mesditën e datës 20 Nëntor. Nëse nuk do të ishte importuar, rezerva energjetike do të ishte në minimalen historike. Duke rrezikuar vetë furnizimin normal me energji. Sasia e reshjeve rezultoi në nivele ekstreme me vlera rekord në basenet e Komanit e të Vaut të Dejës. – 150% e parashikimit sipas modeleve ndërkombëtare të analizës së motit! Vetëm në Theth në 12 orë kanë rënë mbi 400 mm shi me intensitet pik deri në 50 mm/orë. Kjo sasi reshjesh u përkthye në prurje që arritën deri në 4000 m3/sek në lumin Drin. Vetëm në liqenet e Komanit e Vaut të Dejës prurjet anësore shkuan deri 3500 m3/sek.

Në këto kushte, qysh në datën 19 Nëntor u morën masat sipas protokolleve përkatëse. Duke hapur portat e shkarkimit për të krijuar mundësi akumuluese në të dy këta liqene dhe duke garantuar sigurinë e digave. Aktualisht punojnë të 9 agregatët e Komanit dhe Vaut të Dejës. Sërish shkarkohet për shkak të prurjeve të papërballueshme. Duke shkarkuar në mënyrë të kontrolluar, KESH ka siguruar që efekti i reshjeve në zonën e nën Shkodrës të mos ketë mbivendosje! Përkundrazi, e ka zhvendosur me disa orë efektin e Drinit në të gjithë kombinimin e prurjeve në këtë zonë. (ku shkarkon Buna, Kiri, Gjadri, Moraça etj). Kjo zhvendosje me disa orë e efektit të lumit Drin ka bërë të mundur uljen e pikut të prurjeve maksimale në këtë zonë. Duke e ulur nivelin maksimal të ujit.”, shkruan ndër të tjera Rama. 



30 Comments

    1. Te pakten mos merr emrin e Vaso Pashes per te mbrojtur nje hajdut te pandreqshem si kryeministri yne. Ai pranon qe nde do blejme energji qe kushton shume here me shtrenjte se ajo qe prodhojme dhe shkarkojme ujin qe do na prodhonte energji shume here me te lire dhe e gjithe kjo behet vetem per te ruajtur rezerva. Kete mund ta besoje ndonje injorant, militant dhe hajdut si Erjon Veliaj dhe ata qe i shkojne mbrapa dhe ndonje femije qe akoma nuk ka shkuar ne parashkollor. Kuptohet qe ti je nje idiot i tille

    1. Jo nuk e ka ne dore ,ama instituti metereologjik italian ka dy jave qe ka vene alarmin se ne dy javet e ardheshme do kete reshje me teper se çka pasur gjate gjithe vitit 2022.

  1. Jo po ta lejm vendin ne dor te zotit sic bente sala dikur edhe rrinim me qiri pastaj kishte a skishte drita nji or ne dit

  2. Cudi qe gjithe te papriturat dhe fenomenet me te rralla i ndodhin gjithmone ketij. Mos ka tersin ne bythe, sic ndodh qe sa here shkon ne stadium humbet skuadra per te cilen ky gjoja ben tifo (sepse ne fakt ai ben tifo vetem per vete, cdo gje tjeter i duket pa vlere, perfshi Shqiperine e shqipetaret)

  3. Ky mavria po shet me 82,5 euro megavat dhe po blen me 250 euro maga vatin, cfare ekonomie eshte kjo pervec hajdutllik e ne rastin me te mire paaftesi.

    Keshtu ndodh kur vihet ne krye te vendit nje person me shkolle piktori.

  4. Ky kellire duhet fut ne Guiness book of records per mashtrim, i papare ne skema mashtrimi.
    Jo vetem qe genjen ne menyren me te paskrupullt po nxjerr dhe taborin e patronazhistve mbas qe ti mbajne iso.
    Ca fatkeqsie kemi ngec..

  5. Ore keto portalet qenkan vertete ropshe sdine se ca thone.Rama beri gjen e duhur dhe u gjend prane qyrwrtareve ne cdo hap

  6. Ky eshte moment kritik ne te gjithe boten Rama Po e menaxhon shume mire Po Jan medha si ju qe cdo gje e nxirrni si negative

    1. Po Beni vertet po e menxhon mrekullisht mire! Ju eshte thar zorra per ushqim dhe gjerat me elementare te mbijeteses! Njerzit e lumtur po marin gomonet si ne 97 te bejn ca pushime ne londer ! Jeta dhe ekonomia ne shqiperi po lulezon, porti i durresit po ben tregtin me marsmendese nder shekuj madje edhe ne kihen e vstikanit e ka kaluar sepse vuuuuuuuu tregtia me ekuadorin! Rama vertet na hapi syckat dhe shyqyr o zooooooot i madh qe e kemi ne krye te vendit sepse vertet po behemi superfuqi! Rrofsh sa malet e ktij vendi o edi !…. Lule parajse je ! 😂

  7. lezeti eshte kur i thon pensionistit qe ka vetem nje tv ne shpi kurse energjine nderkohe nje aspirator super gjigand qe harxhon sa 100 shpi rri kot ndezur brenda kopshtit zologjik edhe kur kopshti eshte i mbyllur dhe ska asnje vizitor apo makine te parkuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *