• |
ide | kryesore

Vajza shpëtoi/ Rrjedha mori para makinën, gjenden trupat e babë e bir

-Instant, Lajme, Të fundit



Ditën e sotme janë gjetur trupat e dy personave që i mori rrjedha e ujit të përroit në Malësi të Madhe. Pjetër Rushaj së bashku me djalin e tij u gjetën të pajetë. Vajza ka shpëtuar mrekullisht pasi është ndihmuar nga banorë të zonës.

Njoftimi i policisë:

Pas 16 orë kërkimesh intensive, gjatë pasdites së djeshme, gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy trupave (babë e bir).

Bogë është një fshat në ish-komunën e Shkrelit, në veri të Shqipërisë. Me reformën e qeverisjes vendore të vitit 2015 u bë pjesë e bashkisë Malësi e Madhe.



2 Comments

  1. Ku ishte shteti per te parandaluar kete gjeme! Asnje mase paraprake, heshtje totale nga KM vampir qe e ka mendjen te fokusuar te seanca e te enjtes ku do perligje me llogore sharjesh investimin e parave te korrupsionit qe do u grabise ne vijim me bono e lloj lloj taksash ne vazhdim popullit dhe oligarkeve, cdo shtrese te shoqerise qe ai i sheh vetem per tu pire gjakun si psikopat!

  2. Në këtë tragjedi ka dhe një fije gëzimi në atë familje.Vajza që shpëtoi.Natyres nuk ke çar i bën por këtyre plehrave në pushtet ka çfarë t’i bësh.Ti hedhin në kosh një orë e më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *