• |
ide | kryesore

Asgjësohen 250 rrënjë kanabis, vihen në pranga babë e bir në Patos

Lajme, Të fundit
kanabisi



Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë së Patosit pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar “Belinë 2023” është bërë e mundur gjetja dhe asgjësimi i 250 bimëve narkotike cannabis sativa në banesën e dy të arrestuarve. Bimët narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë 42-vjeçari dhe djali i tij 22 vjeç, banues  në Belinë, Patos, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *