• |
ide | kryesore

Konflikt për prona/ Kërcënuan me armë vëllain, arrestohen babë e bir

Lajme, Të fundit
Qarkullonte me armë me vete, arrestohet një person në Durrës (Emri)



Një 59-vjeçar dhe djali i tij kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi kanë kanosur me armë për motive pronësie të vëllan.

Sakaq, gjatë kontrollit në banesën e tyre, policia u ka gjetur 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 3 granata, 3 ndezës granatash, krehra dhe municion luftarak të llojeve të ndryshme.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gate”, për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.

Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, parandalohet përshkallëzimi i një konflikti për motive pronësie mes dy vëllezërve.

Vihen në pranga një 59-vjeçar dhe djali i tij, pasi kanosën për motive pronësie, familjarin e tyre (vëllanë e 59-vjeçarit).

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 3 granata, 3 ndezës granatash, krehra dhe municion luftarak i llojeve të ndryshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit për një konflikt për motive pronësie, mes dy vëllezërve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gate”, për parandalimin e përshkallëzimt të konfliktit.

Gjatë këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve 59 vjeç dhe, 27 vjeç (babë e bir), të dy banues në Tiranë.

Këta dy shtetas janë konfliktuar dhe kanë kanosur për motive pronësie, vëllain e 59-vjeçarit. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 3 granata, 3 ndezës granatash, krehra dhe municion luftarak të llojeve të ndryshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *