• |
ide | kryesore

Në Shqipëri polic, në Itali hajdut/ Zbardhen 18 grabitjet e Klisman Nikollit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Shqipëri



Ata ishin gati të iknin duke hipur në avionin e parë për në Shqipëri. Me vete kishin edhe “plaçkën”. Por 3 shqiptarët ranë në prangat e policisë italiane në momentet e fundit. Ata akuzohen për të paktën 18 vjedhje, të kryera ose të tentuara, në 2 javët e fundit në zonën mes Venetos dhe Friulit. Nga kontrolli iu gjetën para dhe sende të çmuara. Një pjesë janë identifikuar tashmë nga pronarët e tyre.

Në pranga ranë Klisman Nikolli, 27-vjeç, Viktor Bilani 30 vjeç dhe Flor Koca, 35 vjeç. Nikolli rezulton të jetë polic patrulle në Postën e Policisë Shëngjin të komisariatit të Lezhës. Pas daljes së lajmit policia tha se ai kishte marrë leje pa të drejtë rroge. Tashmë ai është përjashtuar menjëherë nga radhët e uniformave blu.

Mediat italiane japin detaje të shumta për aktivitetin e grupit në vendin fqinj. Të gjitha grabitjet ndodhën midis 31 tetorit dhe 15 nëntorit. Treshja vinte në shënjestër shtëpi dhe apartamente. Hynin në veprim nga pasditja e vonë deri në mbrëmje kur binte errësira. Gjithmonë përdornin për të hyrë ndonjë dritare apo derë të harruar hapur.

Rrëmonin nëpër dhoma dhe merrnin gjithçka që ishte e mundur. Mbi të gjitha para, flori dhe xhevahire, por edhe rroba e sende të tjera me vlerë. Të rinjtë nuk qëndronin gjatë në Itali. Vetëm hynin dhe ktheheshin në Shqipëri në periudha të ndryshme. Ndoshta me qëllim kryerjen e vjedhjeve. Si bazë të veprimtarisë së tyre kishin një godinë bujqësore në San Stino di Livenza. ©LAPSI.al



11 Comments

  1. Po mire mo, a nuk jane vete Autoritetet Perendimore qe rekrutojne hackera per te sulmuar hackerat e tjere?

    Patjeter qe keshtu duhet te jete edhe rasti ne fjale. Rekruto nje skifter per te luftuar skifterat. Easy as that!

    E keni pare serialin White Collar ju Berishistet apo s’shifni fare seriale ju?!

    Shifni vetem Sharia TV dhe fjalimet pergjumese te Berishes, mengjes, dreke, darke!

    A te keqen e mendjes!

    1. E mo e ti! Paskan rekrutu italianet kte undercoverin qe te kapin dy te tjere qe vjedhin xhepa! He tani ! Nejse fantazia me pelqen! Tani nje pytje kam! Clidhje kishte berisha dhe berishistat ktu? 😂

      1. Po diku duhet t’i fus se per kete me paguajne! 😀

        E di ti ate barcaleten me provimin? Ate me delen dhe pleshtin? 😀

        1. Jo mire bere ti meqe e paske pune por u konfuzova pak se thash po berisha ktu pseee?? 😂 😂
          Gjithsesi tek nje artikull aty te kerkonin sh qe kshu beju qefin njerzve! 😂

  2. O Jargë pallkaris, ta kam thene 100 here… mos bej h-ironi se duket sikur mendon me bithë. Sa here kerkon te besh interes-torantin te prishet “ushqimi” ndjese doja te thoja ushqiri.
    Sdq mendoj se je nje qenie inteheligjente o pall kari…..
    Vazhdo keshtu se ridhjersat urshqir si ti duan….. jepi fort bile bile bile

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *