• |
ide | kryesore

I tha Ballës skizøfren, Petrit Vasili përjashtohet 5 ditë nga Kuvendi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kuvendi vendosi të përjashtojë deputetin Petrit Vasili pas kërkesës së Partisë Socialiste për fyerje të kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Ballës.

Vasili iu drejtua Ballës me fjalën “skezofren”.

Njoftimi i Kuvendit:

U mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën

Në drejtimin e znj. Klotilda Bushka, ditën e sotme u mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për shqyrtimin e kërkesës së grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, marrë shkas nga sjellja
joparlamentare e deputetit z. Petrit Vasili, ku gjatë leximit dhe interpretimit jo të saktë të Rregullores së Kuvendit dhe në
kundërshtim me procedurat, ju drejtua me fjalë fyese Kryetarit te Grupit të PS, z. Balla, në fillim të punimeve te seancës plenare, datë 24.11.2022.

Në zbatim të nenit 63 pika ç dhe nenit 65/1 të Rregullores së Kuvendit, Sekretariati vendosi me 3 vota Pro, marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 5 (pesë) ditë” për deputetin z. Petrit Vasili.

Ky vendim hyn në fuqi në datën 25.11.2022

Vijon…



3 Comments

    1. Petrit Vasili eshte doktor e dallon menjehere skizofrenin dhe psikopatin, kurse ti qe mbron kriminelet dhe drogaxhinjte ne te semes shkofsh!! kupton! Me fal harrova merr dhe Ramen me vehte!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *