• |
ide | kryesore

Qeveria: Kërkuam fshehjen e historikut të kompanive pas portit të ri (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Skandal në Kuvend. Një numër pyetjesh që Agron Shehaj i ka bërë ministres së Financave dhe Kryeministrit Rama për portin e ri të Durrësit kanë zbuluar një obskuritet tjetër mbi marrëveshjen kontroverse të portit. Ministrja Delina Ibrahimaj pranoi se pjesë të marrëveshjes së portit të Durrësit janë mbajtur sekrete me kërkesë të palës shqiptare.

Deputeti demokrat Agron Shehaj pyeti ministren Delina Ibrahimaj se cila është kompania NSHMI development që i ka dalë si garanci kompanisë Eagle Hills që do të ndërtojë Portin e ri të Durrësit.

Sipas deputetit, ai e ngriti pyetjen pasi mbi këtë kompani nuk dihet se kush është pronar apo edhe se sa xhiro vjetore ka. Pavarësisht interesimit në regjistrin tregtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, informacioni ka qenë thuajse zero.

“Kompania NSHMI Development Nrmc. Zonja ministrje, kush jane pronaret e kesaj kompanie? Se kemi nje problem shume te madh. Ne radhe te pare nuk e dime kush jane pronaret. Se dyti nuk dime cfare xhiro vjetore ka. Nuk kemi asnje informacion… Kjo mund te kete, ne te njejten menyre si Eagle Hills qe keni krijuar ketu me nje kapital social prej 80 euro, mund te jete e njejta, nuk kemi asnje informacion. Nuk dime pronaret, nuk dime xhiron vjetore, sa biznes ka.” – u shpreh deputeti.

(Përgjigja e Ibrahimajt në videon më poshtë)

Shehaj citoi ligjin e investitorëve strategjikë duke thënë se një kompani mund t’i dalë për garanci një kompanie tjetër vetëm nëse është një bankë apo institucion financiar, gjë që kompania NSHMI nuk është. Dhe këtu, është shkelur ligji, thotë deputeti.

Edhe pse ministrja Ibrahimaj nuk iu përgjigj pyetjes së dytë, përgjigja që dha për pyetjen e parë ishte shokuese. Në Kuvend, ajo deklaroi se pjesa e kontratës ku përfshihet kompania NSHMI është seksion konfidencial. Ajo deklaroi para deputetëve se është kërkuara nga pala shqiptare që informacioni mbi këtë kompani të mbetet sekret.

“Persa i perket kompanise NSHMI ne fakt eshte nje seksion konfidencial i kontrates, i cili eshte kerkuar nga ne per te shtuar sigurine ne kete projekt. Ju i referoheni disa materialeve te dala dhe te leshuara ne media. Vazhdojuni referojuni mediave, dhe vazhdoni merrini si te verteta cdo gje qe mediat thone, pavaresisht a jane te verteta apo jo, pa i shkuar ne themel cdo situate.” – u shpreh ministrja.

Përgjigja e ministres së Financave është një tjetër njollë që i shtohet projektit të ri të Portit të Durrësit. Projekt që u nis duke u propaganduar si një investim i kompanisë së famshme EMAR, e përfundoi duke humbur kompanive ofshore me pronarë të fshehur e një marrëveshje që me ç’duket e njeh vetëm rrethi i ngushtë i kryeministrit dhe pala arabe që, sipas ministres, i përgjigjet kërkesës së qeverisë për të mbajtur sekret investitorët e një projekti të një rëndësie kombëtare. ©Lapsi.al 

Lexo më tej: Porti i Albaarit/ Rama shan kundërshtarët, por s’jep as shifra, as përgjigje 

Lexo më tej: Emrat/ Familjarët e Alabbar pas kompanive offshore në Durrës 



8 Comments

  1. Po ca porti o njerez nuk do ndertojn gje port apo marine ne fazen e pare deri ne 2030. Jane lanifikuar pallate, dyqone dhe vetem 1 (nje) hotel me 150 dhoma.

    Marina (se sdo jete port) ka kapacitet 280 varka dhe ndoshta do behet ne fazen e dyte 2030-2045.

  2. NSHMI ka qene Ndermarja shteterore e montimeve industriale,ndermarja me e perpetuated ne Zshqiperine e Enverit.

    1. Keto rilindasit kane dale jashte binareve fare e duhen lidhur se jane leshuar si qen te terbuar ne vjedhje miliona euroshe. Keta duhen gjykuar qe nga Ramazani i pari e deri ke patronazhisti i fundit.

  3. Kjo eshte vjedhja me e madhe qe i behet ketij vendi. Mesa duket me parate qe fitojne nga vjedhja paraardhese (inceneratoret) keta bejne nje tjeter me te madhe. Derisa ta zaptojne plotesisht kete vend sipas udhezimeve te Katovices dhe ta kthejne gjithcka te eterit e tyre hajdute dhe vrases

  4. Shkoqja ministreshe. Ne nje kontrate per sherbime publike, pasi prona qe do te grabitet eshte publike dhe jo private, nuk ka asnje dispozite ligjore qe te kete seksion konfidencial. Kjo eshte shpikje e karoministrit alla D-rama.
    Nje gje me habit me keto ministreshat rilindashese: A KANE NDONJE CIK FRIKE NGA LIGJI ?????
    Keshtu si e kane nisur keto do shkojne ke 325 te gjitha

  5. Te sheshi o burra o burra( edhe grate).
    Te gjithe shqiptaret(- thote ne kujtimet e tij ambasadori austtriak ne 1018) duan te punojne ne dogana dhe ne kontrabande…
    Te sheshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *