• |
ide | kryesore

Joe Jonas: Andrew Garfield më mori rolin e Spider-Man

-Instant, Paparazzi, Slider



Joe Jonas zbuloi së fundmi se kishte marrë pjesë në audicion për rolin kryesor në “The Amazing Spider-Man” të vitit 2012.

Roli përfundimisht i shkoi Andrew Garfield, i cili luajti me Emma Stone edhe në vazhdimin e 2014. Garfield,gjithashtu ripërsëriti rolin e tij në Spider-Man: No Way Home  vitin e kaluar së bashku me Tobey Maguire.

“Për momentin, ju jeni shkatërruar. Ndiheni i mposhtur. Por e kuptoni se ky person ishte brilant,” tha Jonas për mospërzgjedhjen në film. “Më kujtohet vite më parë që isha gati për Spider-Man dhe isha kaq i emocionuar dhe ishte viti kur Andrew Garfield e mori atë. Natyrisht, ai ishte i duhuri”.

“Por mbaj mend që ishte një gjë e madhe në atë kohë, të kthehesha pas. Kështu që unë thashë: “U futa këtu,” shtoi ai. “Por e dini çfarë? Më pëlqen procesi i audicionit dhe i paraqitjes së vetes atje dhe që duhet të provoni veten.”

Kur u pyet nëse ai kishte veshur ndonjëherë kostumin e Spider-Man gjatë  audicionit, Jonas tha: “Jo, por jam i sigurt se kisha një të tillë që do ta provoja herë pas here gjatë ditës”. Artisti iu shmang pyetjes në vitin 2010, kur u pyet nga MTV News nëse do të ishte i interesuar të luante Spider-Man, pasi kasti ishte duke u zhvilluar në atë kohë./ Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *