• |
ide | kryesore

Video/ Dy gola në fund të shtesës, Cheshmi e Rezaeian çojnë në delir Iranin: 2-0 e Uellsi gati i eleminuar

-Instant, F1, Sport, Video
Cheshmi



Raundi i dytë i fazës  së grupeve në Kupës e Botës, Katar 2022 hapet me fitoren 2-0 të Iranit ndaj Uellsit. Në Al Rayyan skuadra e Queiroz feston në finale. Cheshmi dhe Rezaeian shënuan për Iranin që merr tri pikët e para në Grupin B. Komplikohet shumë situate për Uellsin, tashmë me një këmbë jashtë kompeticionit.

Në minutat e para të sfidës  është Uellsi që krijon rastin e parë me Williams në të djathtë, por topi përfundon jashtë. Në minutën e 12’-të, skuadra e Robert Page, i afrohet golit me Moor. Ky i  fundit pas  një krosimi në zonë devijon topin, që ndalet nga reagimi i mrekullueshëm i portierit Hosein. Në të 15’-ën Irani shënon me Gholizadeh, por VAR e konsideron të parregullt. Tenton sërish Irani me Azmoun në 45’+2, që provon pa sukses të befasojë Uellsin. Dhe në fund të pjesës  së parë skuadrat hyjnë në dhomat e zhveshjes  me rezultatin 0-0.

ÇMENDURIA E MINUTAVE SHTESË

Në fillim të pjesës së dytë është sërish Irani afër golit. Në minutën e 52-të, skuadra e Queiroz është e pafat teksa godet dy herë shtyllën brenda pak sekondave. Protesta të iranianëve në të 65’-ën. Gjatë ekzekutimi të goditjes këndi, Johnson në tentativë për të larguar topin, e ka prekur me dorë ndërsa ishte në rënie të lirë. Tenton sërish Irani me Ezatollahi në të 73’-ën, por topi ndalet nga Hennessey , që bën mrekullinë. Ndizet sfida në minutën e 85’-të, kur Hennessey godet me gju kundërshtarin jashtë zone. Në fillim arbitri nxjerr kartonin e verdhë, por pas verifikimit me VAR i akordon të kuqin. I pari deri tani në Katar 2022, duke e lënë Uellsin në inferioritet numerik. Do të duhej shtesa për të zhbllokuar rezultatin. Me Cheshmi që godet bukur në zonë dhe shënon në të 98’-ën për Iranin. Vetëm pak minuta më pas, minuta 101’ Rezaeian dyfishon shifrat dhe vulos takimin.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *