• |
ide | kryesore

Franca e para edhe me një humbje: Tunizia shpreson në “tolerancën” e kampionëve në fuqi

-Instant, F1, Sport
Franca



Pasi ka konfirmuar tashmë një vend në 16-shen e fundit, Franca viziton stadiumin Education City për ndeshjen e fundit të grupeve në Botërorin 2022. Skuadra e Deschamps do të përballet në Grupin D me Tunizinë. Kombëtarja afrikane është në fund të renditjes dhe duhet të mposhtë kampionët në fuqi, për të pasur një shans për të kaluar në fazën me eliminim direkt.

TUNIZIA

Ende në pritje të golit të tyre të parë të edicionit 2022, Tunizia është në prag të eliminimit nga turneu më i madh i futbollit. Ata humbën 1-0 ndaj Australisë të shtunën, duke u kaluar nga Socceroos në grupin D. Tunizia, që luftoi guximshëm për një barazim pa gola me Danimarkën, zhgënjeu në daljen dytë. Afrikanët janë në vendin e katërt me një ndeshje për tu luajtur. Edhe nëse skuadra e Jalel Kadri befason kampionët e botës dhe siguron tre pikët, Australia shkon në 1/8 me një fitore ndaj Danimarkës. Por çdo rezultat tjetër për Socceroos do t’i hapte derën Tunizisë për të kaluar në 16 më të mirët.

Tunizia kishte ruajtur portën të paprekur në shtatë ndeshje nga tetë të fundit para se të vinte në Katar. Afrikanët konfirmojnë forcën mbrojtëse, me vetëm një gol të pësuar në 180 minuta futboll. Problemi është përpara. Ata janë një nga vetëm dy skuadrat ende pa gol pas dy ndeshjesh, bashkë me Meksikën. Tunizia mund të inkurajohet në faktin se skuadra e tyre nuk ka kaluar kurrë një fushatë të tërë në Kupën e Botës pa shënuar më parë. Pa harruar se Franca mund të mos sforcohet aq shumë me kualifikimin të arritur.

FRANCA

Ishte logjike që kampionët në fuqi u bënë skuadra e parë që konfirmoi vendin e tyre në 16 më të mirët e Botërorit 2022. Franca vazhdon të kapërcejë një mori problemesh e dëmtimesh dhe të luftojë bindshëm për të mbrojtur kurorën. Mbappe me dygolëshin kundër Danimarkës, u sigurua që udhëtimi i Les Bleus nuk do të përfundonte në pengesën e parë. Vetëm një pikë i duhet skuadrës së Didier Deschamps që të avancojë si fitues i grupit. Kjo do ta lejonte të kishte një përplasje më të favorshme në 1/8. Por edhe nëse humbasin, Australisë i duhet një goleadë me shtatë gola në favor për të kaluar kampionët.

Tani, me gjashtë fitore radhazi në Kupën e Botës, Franca mund të barazojë rekordin e dytë më të mirë të Italisë prej shtatë fitoresh radhazi. Shumë më larg, për të mos thënë i paarritshëm rekordi i të gjitha kohërave prej 11 radhazi i Brazilit midis 2002 dhe 2006. Franca dhe Tunizia do të përplasin brirët për herë të parë që nga viti 2010. Ajo miqësore përfundoi në barazim 1-1, ndërsa katër përplasjet e fundit mes tyre kanë parë Les Bleus të alternojnë një fitore dhe një barazim. Një ogur i mirë përpara kësaj barazimi shumë të parëndësishëm për të besuarit e Deschamps.

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Tunizisë:

Dahmen; Bronn, Talbi, Meriah; Kechrida, Skhiri, Laidouni, Abdi; Msakni, Sliti; Khazri

Formacioni i mundshëm i Francës:

Mandanda; Pavard, Konate, Varane, Camavinga; Guendouzi, Fofana; Coman, Griezmann, Mbappe; Thuram

Lexo më tej:Video / Katar 2022: Mbappe tërheq Francën, skuadra e parë në 1/8 pas fitores 2-1 me danezët

PRECEDENTËT

Fitore: 2

Barazime: 4

Humbje: 3

07 Oct 1971 Tunisia v France W 2-1 Mediterranean Games

09 Apr 1972 Tunisia v France W 2-1 A v Under-23

19 May 1978 France v Tunisia L 2-0 International Friendly

06 Mar 1979 Tunisia v France D 0-0 A v Under-21

25 Sep 1979 Tunisia v France L 1-2 Mediterranean Games

02 Feb 1994 Tunisia v France D 1-1 A v B

21 Aug 2002 Tunisia v France D 1-1 International Friendly

14 Oct 2008 France v Tunisia L 3-1 International Friendly

30 May 2010 Tunisia v France D 1-1 International Friendly



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *