• |
ide | kryesore

Dokument, firma e Ramës/ Arsyet pse po shembet Prestige resort

-Instant, Arkiva, Kryesore
prestige resort shembja



Askush nuk ka asnjë dyshim se pas hakmarrjes kundër bizneseve të botuesit Irfan Hysenbelliu qëndron Edi Rama. Por, ndryshe nga hamendësimet një gjë të tillë e vërtetojnë edhe shkresat dhe dokumentat. Lapsi.al ka arritur të sigurojë Vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit që mban firmën e kryeministrit, ku Prestige Resort renditet mes 24 aplikimeve leja e te cilëve do të anullohet.

Lexo me tej:

Historia/ Pse fadromat e Ramës u rikthyen te Irfani 

Pra nëse më datë 7 mars 2016, vetë shefi i ekzekutivit që atëherë ishte në mardhënie të shkëlqyera me bosin e mediave dhe me televizionin e gazetat e tij, i dha atij një leje në kundërshtim me të gjitha karakteristikat e asaj zone të Golemit, gjashtë vite e gjysëm më pas, në 19 tetor 2022, e ka anulluar atë.

Madje me kënaqësinë e atij që i përdor fadromat – po të huazojmë një shprehje të Fatos Lubonjës-, “si një kompensim të ereksionit të munguar”, kryeministri e ka firmosur vetë vendimin.

Mediat e Hysenbellut kanë publikuar gjatë orëve të prishjes një dokument të vitit 2017 ku drejtoresha që është urdhëruar ta prishë sot, e njihte si të ligjshëm objektin (poshte). Por kjo ka pak rëndësi.

 

leja resorti

 

Se në këtë pikë thelbi nuk qëndron nëse objektit i ishte anulluar leja, apo ai e gëzonte atë. Pra problemi nuk është thjeshtë juridik. Sepse po të besojmë për një moment se shefi i qeverisë ka të drejtë, pra se ndërtuesi nuk kishte zbatuar kushtet e lejes, pasi për atë investim mbi 20 milionë euro, nuk kishte paguar disa mijra euro taksa, pra edhe po ta marrim këtë të mirqenë, sërish ngrihet pyetja: Pse qeveria nuk e sekuestroi për ta përdorur për interes publik? A qe më mirë që fadromat të bënin pluhur gjithë atë investim, apo ndoshta ia vlente që, nëse e merrte shteti, t’a shndërronte në një azil, në një pronë publike apo në diçka të dobishme?

Andi Bushati: Dallëndyshet që paralajmërojnë fashizmin 

Natyrisht nuk u veprua kështu pasi nëse ndiqej kjo logjikë do ti mbetej në dorë gjykatës që s’dihet nëse do i jepte të drejtë apo jo qeverisë.

Vendimi duhej marrë arbitrar, arrogant dhe i menjëhershëm. Qëllimi i tij ishte të bënte shembull një botues për të friksuar dhe ndrydhur të tjerët. Prandaj Rama firmosi vetë për anullimin e lejes. Dhe zgjodhi fadromat në vend të asaj që duket e arsyeshme.

©Lapsi.al

 

 

 



41 Comments

  1. Akrobaci logjikore… 😀

    Ja edhe nje here:

    “Pretendimi i mediave të zotit Irfan Hysenbelliu se ndërhyrja e sotme e IKMT është e paligjshme pasi resorti paska leje të miratuar është një tjetër manipulim i opinionit publik. Dokumenti i nxjerrë në mediat në fjalë me firmën e kryeministrit Edi Rama si kryetar i KKT provon të kundërtën e pretendimit. Leja është një leje me kusht, ku thuhet qartësisht se dokumenti i lejes së ndërtimit do të jepet vetëm pasi tē plotësohet dokumentacioni tekniko-ligjor dhe të paguhen taksat përkatëse. Asnjëri nga kushtet nuk është plotësuar dhe sot zoti Irfan Hysenbelliu i detyrohet shtetit dhe qytetarëve kthimin e sipërfaqeve të zaptuara si edhe borxhin financiar nga mospagimi i taksave”

    – Ministria e Brendshme e Republikes se Shqiperise

    “””Pse qeveria nuk e sekuestroi për ta përdorur për interes publik? A qe më mirë që fadromat të bënin pluhur gjithë atë investim, apo ndoshta ia vlente që, nëse e merrte shteti, t’a shndërronte në një azil, në një pronë publike apo në diçka të dobishme?”””

    Sepse na lendonte syte. Dava katunarlliqesh Skraparllinjshe ne mes te Golemit.

    Plus kantina Lezhiane Kallmeti ka bere nje vere super Rezerve qe quhet Prestigj, edhe ky Irfani sikur i ndyente emrin.

    Dhe te mos guxoje te perdori emrin Privilegj se ajo eshte nje vere akoma me super e Kallmetit.

    1. Jorgo nuk te shkojne kaq shume rrjeshta, ke hall te justifikosh ramen se ben ca i do trapi.
      Ti lidhesh kot nje suvlak ne dite ke ne cdo rast.

      Rama shkel ligjin, shko ne gjykate ,porgjyktata skaaaa!

      Rama ben si i do trapi se shteti eshte ai vete, Rama eshte edhe polic edhe urbanist edhe gjyqtar edhe fadromist… I plasi kari rames

      Irfani te haj nji mut tani. Se qari me qederin aty aty jane.

      Ik o jorgo mo u lodh moter pas ca muajsh irfani do jete tu honger dreke me ramen… I ka biznezi keto

      1. Jo! Mendoj se Irfani do asgjesohet. Jo fizikisht. E kam fjalen si faktor.

        Rama i dashur eshte Bajraktari dhe Beu me i mrekullueshem qe ky popull meriton.

        Sillu si politikan Europian dhe e ha sa kari me kete popull. I jep gishtin dhe do te te marri parakrahun, supin, diafragmen dhe se fundi vrimen e bythes e pastaj do te vrasin veten, bashke me ty.

        PS: Mos u merr me mua. Merru me permbajtjen. Jo se e kam problem, por te rri tani te te pergjigjem flake per flake eshte carje kari: 80% gricje kari dhe 20% permbajtje.

        1. Jo??? Qe irfani mezi pret te rregullohet me ramen prape?
          po ja prit ca, kur ti duhet rames dhe e hap gojen si uturak irfani , rama dhjet sa here ti vije muti ne bythe te irfani.
          Uturak ka sa te duash ky vend

          Dhe ste heq asnje presje te ato cthe per kete popull. 780mije votuan ramen. Nje popull me dy pare tru i kish QR qe ne 2017 por por populli snderrohet dot por kryeministrat nderrohen

          Permbajtja eshte e rendesishme

          Po pse o jorgo kujton se me ha kari per ty hahaha.

          1. “””Po pse o jorgo kujton se me ha kari per ty hahaha.”””

            Sigurisht qe te ha kari per mua derisa po bashkebisedon me mua. Keshtu qe mos u ngaterro me krenarlliqe katunaresh sepse nuk japin as buke as kenaqesi.

            Nuk i duhet me Rames Irfani. Skena mediatike ka ndryshuar shume. Ja po ta them une direkte: Euronews Albania dhe Syri TV kane marre te gjithe audiencen e News 24-es nqs. do ta dish. Pa permend ketu ABC-ne etj.

            Keshtu qe ca karin i duhet Rames nje deshtak qe i ben presione kot me kot. Resorti eshte thjesht maja e ajzbergut. Irfani i dhjere sic eshte, ka 7 muaj qe ka nisur me “Panorama TV”, por kuptohet nga qe eshte i dhjere financiarisht s’e ka zhvilluar si projekt.

            Pa harruar ketu Fax News-in nje televizion me shkueshmeri te ulet, por qe gjithsesi i themeluar nga vellai i tij i ndjere dhe brenda Familjes.

            Donte edhe te ndertonte nje kull “si oligarket” edhe ai ne rrenxe te diges se liqenit. Parkingun dhe Lavazhon aty e ka ende.

            Irfani eshte thjesht nje kokerr katnari. Nuk ja ka fajin Rama, por Ligji i Darvinit.

    2. Paska ba zotnia 20 milion euro investim dhe nuk don me pagu disa mijra euro taksa……!!!???
      – Me ç’po shohim nga dokumentat që po na paraqet Andi, me të cilat asht tu i sqaru mjaft mirë lexuesit, atij kapterit të ushtrisë, po bajn shumë mirë që po ja prishin pallatin…
      Një objekt që nuk plotëson kushtet teknike, nuk mundet mu ba as azil për pleqtë.
      Sepse ai ka pushtu ranën. Atje nuk të lanë me kalu e duhet me hi në ujë, në det për mu hjedh në krahun tjetër.
      Rama duhet mu turpnu që ka shku e ka dreku tek Irfan kaperri i Enver Hoxhës. Por e paska kuptu gabimin dhe po ban shumë mir që po e prish.
      – Irfan kapterri ndërtues pallatesh e hotelesh dhe paska ble edhe televizione e gazeta.
      Tesh po marim vesh se deputetët e PD, Alibeaj dhe Jorida, e paskan denoncu Irfanin në parlamentin Europian, si një bos mediash i lidhur me mafien e ndërtimit. Bravo PD. Dhe eurodeputetët paskan kritiku Edvinin, pse e ka lanë deri tesh Irfanin me ndërtu në shkelje të ligjeve.

      1. Po të kishe edhe mendimin më të kthjellët, më të thellë e të bukur sikur ke stilin e të shkruarit në gegërisht do të ishe malsor i vërtetë e i nderuar.

    3. Po ca pret nga nje PSIKOPAT SI EDVIN RAMA qe se kishte problem te akuzonte te atin se kishte femine me nusen etj etj. Nga ky narcisit priten te tera.

  2. I keni parasysh prezervativet? Ti i vendos, i perdor dhe pastaj i hedh ne plehra. Kujdes, jo ne vrimen e WC-se pasi mund te bllokosh tubat e ujerave te zeza.

    Kaq e thjeshte eshte! Pse i bini nga Kina?!

    S’e ka shpik Rama Makiavelizmin! Kur je me i dobet se tjetri dhe ke nevojen e tij qendron urte dhe perpiqesh t’i plotesosh deshirat. Kur balanca e fuqise ndryshon ne favorin tend dhe tjetri s’te duhet me, aq me teper qe ai ben bllofe ne kujtim te koheve te vjetra, rrjedhimisht duke u bere problematik… thjesht e eliminon problemin.

    Easy as that.

    1. Per jorgon lartjo ti se mbase je tjeter, jorgo fillove me cic micet, jo pergje po the permbajtjen ndoshta je lorenc vangjeli vertet, dil i her poshte tek kafja tek prestigji se mbase me bi rruga aty noi dit

      syri kryesisht dhe euronews kane marre goxha audience. News 24 ka rene .
      Si hyje ne pune irfani?? Duke i bere opozite duke marre nje pjese te audiences mediave kazankunder dhe duke afruar ca te pakenaqur qe nuk shohin dot me sy cim peken tek syri. Tani kjo audience kthehet ne vota ne 2025 dh3 rama do i jape ca leke irfanit. Nga te tuat se une jam me rroge minimale makine skam, alkool spi , me kap tvsh tek marketi 😁

      Po e zhduku news 24 para 2025 ke te drejte ti lorenc, dhe une do te te jap nje birre korca me krikell 800 lekshe tek prestigji i irfanit. Po sta dhashe une ta jep andi tela se do jete pa pune

      1. Po pse nuk merresh me veten dhe te besh leke, por merresh me hallet e robve qe lekun tashme as nuk e marrin parasysh sepse kane aq shume ose jane te zhytur ne borxhe akoma me shume?!

        A e kupton qe ke perfunduar nje shtepiak te deshperuar qe shikon Reality TV, (Big Brother), sepse politika sot nuk asgje me shume se sa spektakel?!

        Ca karin po te rref ty per Edi Ramen?! Edi Rama eshte nje person i caktuar qe te drejtoje Shqiperine nga interesa te cilat ty do te te digjej truri po t’i njihje. Irfani eshte nje katnar pa lidhje, nje gazele e tranzicionit qe tani po e ha Luani.

        Ca ndryshimi ben kjo per ty?!

        Gjej nje ide biznesi dhe zbatoje!

        1. Pikërisht se të gjithë e kanë mendjen te bisnesi, po shkojmë kështu rrumpallë, sepse në Shqipëri të bërit bisnes lidhet gjithmonë me politikën, pra me përfitime të paligjshme e të pamerituara.

          1. Biznesi nuk eshte “përfitime të paligjshme e të pamerituara”. Keshtu mund ta imagjinojne keta kellirat e qelbura te Dulles.

            Biznesi eshte zgjidh nje problem per te cilin njerezit do te ishin te gatshem te te jepnin leket ne kembim. Shembull banal: Mishi ka nevoje per kripe sepse shijon me shume ashtu. Une te shes kripen, ti me jep leket.

            Sigurisht qe edhe ne mes te New York-ut do gjesh hileqare, por ato shoqeri kane edhe mekanizmat per t’i perballuar edhe pse e hengren thelle, thelle, thelle fare ne 2008-en.

          2. Bythqir eshte edhe irfani bashk me cunin e vet pederast. Le te vuj si klysh kurve tani zhulsi mutit

        2. I paske lshu pllumat jorgo.

          te lapsi jane idete e biznesit , apo do zgjidhim hallet e globit?

          Lali qeke rond, ilacet rushi se maldivet i paske merdhif

          komentet jane te shty kohen . Se mos na qan hallin akoma

          interesa me djegie truri unthinkable (hajde bibilush hajde) do jesh nga krahu i kellires.

          Ata marrin leket e ikin ne pun te vet, ndersa ti jorgo merr suvlakun e dites me komentet me djegie truri, irfan katnarin etj,

          Jorgo jepi krahut shruj komentin tjeter se dite e re sot .do stomaku buke

          Debilizimi te con ne pith te semes por pak nga pak

  3. Zotrinj analista ,Rama eshte ne te njejtin front si ne vitet 2000 kur spastroi brigjet e lanes nga dyqanet dhe qenefet qe e kishin mbushur si pasoje e politikes se tokes xanun.Perballe Rames ,sot jane te njejtit politikane dhe personazhe publike qe kerkojne rikthimin e asaj politike te zaptimit te prones publike dhe ndertimeve rrumpalle.

  4. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    E vërteta mund të jetë kështu:
    Edvini mund të ketë nuhatur apo mund të ketë informacione se oligarkët NUK DUAN TA MBËSHTESIN MË TEJ, sepse në kushte të një shteti normal ata do të kishin një normë fitimi shumë më të lartë dhe nuk do të punonin, nën presion e nuk do të kishin namin që kanë sot në Shqipëri, duke i quajtur të pashpirt, të pangopur etj.
    Nën rregjimin e ramës norma e fitimit të tyre, pavarësisht, përceptimit publik është shumë më e ulët se sa në kushte të tjera, ta zëmë, në kohën kur ka qenë në pushtet PD.
    Në këtë situatë kur ata ngurojnë ta mbështesin ramën, ai përdor pikërisht një rast si Hysenbelliu për tu thënë se po dolët kundër ju pret fadroma e tritoli.
    KAQ!

    1. Nën rregjimin e ramës norma e fitimit të tyre, pavarësisht, përceptimit publik është shumë më e ulët se sa në kushte të tjera, ta zëmë, në kohën kur ka qenë në pushtet PD, sepse kam përshtypjen se më shumë se gjysmën e fitimit ata janë të detyruar tia japin ramës.

      1. Po pse kujton qe kane ardhur nga marsi?? Jane njerez qe shansi i nderrimitsolli aty ku jaane dhe wejaa ete gatshem te shesin cdo gje per veten e tyre

    2. Nuk eshte Oligark Irfani. Eshte Oligark wannabe. Irfani dihet boterisht qe ka qene i lidhur me Meten. I eshte jargavitur Rames dhe Velias vazhdimisht, por qartesisht nuk funksionoi.

      Po qe per Oligarke, Rama po ben operacione shiftimi forcash ne televizione… Euronews, Scan… ferkimi me Topin. Klanin e kemi te sigurte.

      Thjesht po behen spastrime tani per ta cuar sa me afer kanaleve te logjikes skenen mediatike shqiptare. Sekuestro e Ores eshte njeri prej tyre. MCN-se i jane afruar gjithashtu tani. E ka thene shume bukur ai komentuesi i paemer me lart:

      “””Rama eshte ne te njejtin front si ne vitet 2000 kur spastroi brigjet e lanes nga dyqanet dhe qenefet qe e kishin mbushur si pasoje e politikes se tokes xanun.Perballe Rames ,sot jane te njejtit politikane dhe personazhe publike qe kerkojne rikthimin e asaj politike te zaptimit te prones publike dhe ndertimeve rrumpalle.”””

      E di cfare eshte e bukur?! Qe te gjithe keta qe Rama po sulmon jane te piste. Keshtu qe ai eshte ne anen e te drejtes.

      Talenti i Rames eshte pikerisht ky: di te luaje me pisllikun! Dhe bravo i qofte. Kjo e ben nje lider shume te talentuar dhe te zgjuar.

        1. S’kishin fuqi mjaftueshem. Ne kohen e Fatosit televizionet numeroheshin me gishtat e nje dore, maksimumi 2 duarsh.

          Pastaj ca karin merremi me Fatosin?! Fatosit i beme shah-mat. Dhe ai si i zgjuar qe ishte edhe pse nen efektin e xhinit, zgjodhi Vjenen.

          Te mesoje edhe Berisha nga Fatosi.

    3. Po me patronazhistët ç’pate?
      Ata do të rrojnë edhe 200 vjet, me parimin e Shkurte Pal Vatës: – Një bie, mijra ngrihen.
      Ëë, meqë ra fjala. Patronazhistë ka edhe PD. Por i quan kujdestarë.

      1. Një mut janë si të PD si të rilindjes, militantë të paaftë, makutë e parrazitë

      2. Turp qe permend nje 14 vjecare qe vdiq ne krye te punes.

        14 vjec, ajo as nuk e kuptonte cfare po bente.

        Totalisht e perdorur nga regjimi si Lej Fene. Por shpirti i saj 14 vjecar meriton te prehet ne paqe.

        Mos e ngacmo.

  5. Irfani eshte nje gomar qe nuk mban dot samarin e tij.
    Kujton Irfan jorgani se u be pronar koti nga askundi.
    Qe te behesh kalores duhen kohe qe Irfani e ka te zene me intriga dhe qelbesirlleqe.
    Irfan shko dhe paguaj se me qeverine nuk merresh dot kurre kur nuk je kalores.
    Mire token qe e vodhe me dreka por do te behesh pronar i detit dhe i ajrit.
    Ka ra parja ne dore te horrit.
    Te pakten nderro mbiemrin dhe hajde te sheshi se te pret preshi.

    1. Mos u merrni kot me ket palikarsin se duket qe eshte ne nje gjendje deshperimi dhe vetmie qe mund ta coje ne vetvrasje (sja uroj)

      1. OMG! Jam gati per vetevrasje! Ti po qe je nje lexues modern i psikes njerezore.

        Por me siguri vuan nga jetleg-u!

        Kamarier… te lutem edhe nje arragoste tjeter!

  6. Ketij ti qish robt,i ka kapur te gjitha institucionet.Punon vetem per te trembur dhe futur friken ketij mileti ,dhe kete e ben sa per tu dukur.Ju kujtohet kur spastroi trotuaret nga shtesat e dyqaneve dhe Lokaleve para ca viteve.Hajdeni shikoni tani ku i kane zgjeruar kane kapur tere trotuarin dhe deri tek asfaliti i rruges.Beni ndonje xhiro ne -Lungomaren e Vlores-dhe te pengohi nga Karriket e lokaleve dhe kurre fare gjeje nuk i shqeteson.Fut ne burg Plaken 82 vjecare per nje kotec pulash.Ky eshte robqiri kryeminister.

  7. Puna është se Rama deri tani në 8 vitet e pushtetit të tij, nuk ka bërë asnjë vepër të rëndësishme infrastrukturore publike, veç disa zbukurime fasadash si mania e ca plakave që me tualet kujtojnë se do të fshehin shëmtimin e tyre të moshës, e ka mbyllur sytë për ndërtimet shumëkatëshe në qendrën e Tiranës, ndonëse e di mirë që janë bërë me para të pista.
    Problemi është se ai deri tani është shquar më shumë për hedhjen në erë me eksploziv të ndërtimeve, pa pritur vendimin e gjykatave, vetëm për të plotësuar manierën e tij të shkatërimit.
    E pati filluar këtë manierë që me prishjen e një pallati në Vlorë gjoja se e pengonte Lungomaren, por më shumë e kishte hallin se një nga aksionerët e ndërtimit të atij pallati, ishte vjehri i Bashës,
    Hodhi në erë disa ndërtime në Tiranë e gjetkë, medemek se ishte kundër ndërtimeve pa leje , por edhe ato në mënyrë flagrante korruptive selektive pa i prekur ndërtimet e biznesmenëve socialistë.
    Kapakun e shkatëruesit ja vuri vetes me hedhjen në erë të godinës historike të Teatrit popullor, edhe këtë si një pazar i ndyrë me oligarkët që e sollën dhe e mbajtën në pushtet.
    Tani pasi mediat e Hysenbelliut po mbanin qëndrim kritik ndaj tij, Rama , ndonëse kishte shkuar disa herë në ate resort të bukur, u kujtua për ta shkatëruar se nuk paska pasur leje.
    E njejta histori me median e Ndroqit, që u kujtua se paska pasur dikur një problem në Turqi me trafikun e drogës, e kur kjo media u bë shumë kritike për bëmat e tij korruptive, nxitoi ta sekuestronte ate në një kohë që ngulte e ngul këmbë akoma që ndonëse pjesa më e madhe e kryetarëve të bashkisë që ka përzgjedhur vetë ishin me dosje jashtë e mbrenda vendit për vepra kriminale, përbetohej për ndershërinë e tyre.
    I jep të drejtë bashkëshortit të ministres së jashtëme që të përdorë plazhin publik si pronë të tyre, dhe hedh në erë rezortin e ndërtuar nga pronari i një medie kritike.
    Po i leme pallatet shumëkatëshe që duken në qendrën e Tiranës si qime të veçuara në kokën e një tullaci.
    Por ndërmjet qindra ndërtimeve pa leje të ndërtuar në bregdetin shqiptar, a thua më i shëmtuari ishte rezorti i Z.Hysenbelliu që duhej patjetër ti vihej tritoli ?
    Paradokohe, qarkulloi fjala se ngaqë ka alergji të madhe kundër opozitës, kishte hedhur mendimin për ta shkatëruar godinën e “SHQUP-it”, siç e quan ai me përbuzje selinë e Partisë Demokratike.
    Si nuk e bëri dot ate, e gjeti zgjidhjen tjetër për të shkatëruar opozitën.
    Lëvizi të gjithë gurrët e intrigave për të shpallur non grata Berishën, kur ka qenë e është ai vetë personi më përshtatshëm për të shpallur i tillë për Shqipërinë.

  8. Kreshnik Spahiu, nga Gjermania ku jeton dhe punon, në një intervistë për “Koha Jonë”, e lexon protestën si ajo e demostruesit që i vë flakën vetes dhe digjet para kamerave. “Berisha ka vendosur të bëjë një “vetëvrasje” publike përpara se ta ekzekutojnë politikisht. Ai preferon të vdes krenar dhe duke luftuar. Një krenari provinciale e dëshpëruar”. Ti duhet te jesh nje cecen i verber qellimisht shko shiko tropojen me te gjitha pikat turistike qe ka kjo zone ku ne kohen e salihut duhet te shkoje me traktor o Loqja e majte e salihut,pastaj zbrit ne lezhe lac kruje fier elbasan pogradec korce berat lushnje vlore himare tepelene gjirokaster e sarande,pa folur per rruget qe salihu nuk i mbaroje kurre,aeroport nje i mbaruar dy jane duke u punuar,ti me thuaj nje veper te mbaruar nga salih metaj deri ne fund,jane qytete qe jetojne njerez o cecen i salihut

  9. Kur flet Kreshnik Spahiu kujtohuni se nuk eshte shqiptar, por familje e zbritur ne Prizren.
    A ka ndonje gazetar qe e pyet kete deshtak qe u vu ne krye te levizjes Kuq e Zi, duke ndihmuar Beogradin te çirret per Shqiperine e Madhe, se cila eshte origjina e tij?

    Pse nuk flet per Vucicin dhe hesht si fija e barit per mospjesmarrjen ne samitin e BE ne Tirane?!

    Qendrimi zyrtar i Serbise tregon jo vetem deshtimin e politikes “terhiq e mos keput” te ndjekur prej vitesh nga BE, por edhe se kercenim per paqen ne Ballkan jane dishepujt e Milloshevicit qe nuk nguruan t’i vene flaken rajonit per 10 vite.

    Ka ardhur koha e realpolitikes dhe dhenies fund te joshjeve me para te sllaveve per t’i ndare nga njeri-tjetri…

    1. Kur thua “e zbritur ne Prizren” duhet te sqarosh nga “Ku”.

      Cfare do te thote ” e zbritur ne Prizren”? Do te thote asgje.

  10. Kur psikopatia dhe narcicizmi perzihen me kokaine, rrezikshmeria e individit rritet deri ne kufijte e fatalitetit. Ne qeverisemi nga nje monster e tille, a e kuptoni qe cdo gje makaber mund te ndodhe…

  11. Tritan Shehu është pjesë e asaj turme, dëshpërimisht dhe turpërisht jo të vogël, që i shkon mbrapa me brohoritma, ulërima, çakërdisje dhe dhunime ligjore njeriut politikisht të dështuar, moralisht të diskredituar dhe ligjërisht të inkriminuar, që quhet Sali Berisha.

    Kjo Ushtri e Vdekur, e vdekur moralisht, por jo fizikisht, dhe Gjenerali i saj me karrierë të përfunduar si non- grata,hysenbelliu te paguaj detyrimet qe ka ne shtet kjo eshte ajo qe duhet te beje se mund te shkoje dhe ne burg,20 vjet pa paguar asnje takse

  12. Prit se ka jorgo ide biznesi…

    Jane turrur ne media se e shohin qe su dalin llogarite,. Ora news , news 24, prit prit kur ta ktheje sandri. Se atehere do shohesh gallate..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *