• |
ide | kryesore

Nga takimi me Janullatos te vizita në minoritet, zbardhet axhenda e kryeministrit grek

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të zhvillojë një vizitë zyrtare ditën e nesërme në Shqipëri. Sipas informacioneve nga Zyra e Shtypit të Kryeministrit Mitsotakis, bëhet me dije se ai do të marrë pjesë në seancën plenare të Samitit Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet nesër në Tiranë.

Ndërkohë në orën 18:00 kryeministri do të takohet me kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Në orën 18:45 ai do të ketë një takim me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe në orën 19:30 me Presidentin Bajram Begaj.

Në orën 20:00 Mitsotakis do të takohet me homologun e tij shqiptar, Edi Rama, ku edhe do të marrë pjesë në një darkë punë të shtuar nga kryeministri ynë.

Të mërkurën, më 7 dhjetor, kryeministri grek do të vizitojë Himarrën, Finiqin dhe Dropullin, ku do të ketë takime me anëtarë dhe përfaqësues të pakicës kombëtare greke atje.



5 Comments

  1. Për çfarë jorgo për të marrë detin
    Le që ça faji ke ti faj kanë shqiptarët që mbajnë janullen në krye të kishës ortodokse.
    I hengert mortja keta politiqenet tanë që për të mbajtë b në kolltuk bëjnë pakt me djallin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *