• |
ide | kryesore

Shpërthim me tritol në një banesë në Sarandë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.1 Sarandë. Shpërthimi ka ndodhur në banesën e shtetasit Lefter Lefteri i njohur si Afez Kulla. Lënda eksplozive e dyshuar si tritol ishte vendosur tek porta jashtë e vilës. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, policia ndodhet në vendngjarje.

Në objektin 3 katësh ku u vendos eksplozivi jetonte familja prej 4 anëtarësh e 54-vjecarit .Ky i fundit rezulton ndërtues, ndërsa më parë ka qënë punonjës i administratës publike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *