• |
ide | kryesore

Berisha: Sot dita kur Europa dhe bota të njihen me të vërtetat e Shqipërisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Nga podium i protestës, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se sot është dita kur Europa dhe bota të njihen me të vërtetat e Shqipërisë. Ai theksoi se samiti që mbahet sot në Tiranë, është një mbështetje e madhe për shqiptarët dhe PD. Kryedemokrati tha se demokratët nuk mund të pranojnë që ky samit të konsiderohet si një mbështetje për Edi Ramën dhe qeverinë e tij, si më të korruptuarat në planet.

Fjala e Berishës:

” Nga ky shesh, në Shqipëri dhe kudo që jeni, përshëndetjet më vëllazërore, mirënjohjen më të pakufishme. Së pari, në emrin tuaj, më lejoni t’ju uroj me gjithë zemrën, mirëseardhjen në Tiranë, shtetarëve më të lartë të vendeve anëtare të BE. Për ne, është një rast shumë i veçantë, që t’u shprehim atyre, vendeve të tyre mirënjohjen më të pakufishme për ndihmën e gjithanshme që i jepni shqiptarëve. Prania e qeveritarëve më të lartë të BE është mbështetja më e madhe që vlerat evropiane në Shqipëri kanë marrë në vendin tonë.

Ky samit është një mbështetje e madhe për shqiptarët dhe PD-në forcën politike që në betejë për vlerat evropiane. Ne kemi moton: ‘E duam Shqipërinë si Europa, përmbysi diktaturën komuniste’.
Tre dekada më parë, ne nisëm rrugën e demokracisë si kombi i tretë më i varfër i planetit. Sot nga ajo kohë, të ardhurat janë rritur së paku 25 herë. Bujaria e kombeve dhe vendeve tuaja, ka qenë e një rëndësie thelbësore në këtë arritje. Ndaj dhe ne u mbetemi borxhli përjetë ju dhe taksapaguesve tuaj.

Të gjithë sa jemi këtu, shqiptarët ngado që janë, ju jemi mirënjohës me nderin e madh që i bëni Shqipërisë. Por njëkohësisht ne jemi fatkeqë.

Ne përfaqësohemi në këtë samit, me njeriun, që me të gjitha kodet e botës, duhet të ishte sot para drejtësisë. Jo i ulur sot aty me ju. Ne ndjehemi fatkeqë sepse pushteti i atij që na përfaqëson qëndron mbi krimin elektoral. Qëndron mbi votën e vjedhur, korrupsionin dhe drogën dhe të zezat e këtij vendi. Sot është dita kur Europa dhe bota mund të njihen me të vërtetat e Shqipërisë.

Ndaj siç e kërkon tradita jonë, miqve do u themi të vërtetën. Ne jemi këtu në një protestë, me qëllimin më madhor, që sot të jehojë para liderëve, medieve, edhe zëri i popullit të opozitës shqiptare. Ne nuk mund të pranojmë që ky samit të konsiderohet si një mbështetje për Edi Ramën dhe qeverinë e tij, si më të korruptuarat në planet.”



2 Comments

  1. Berisha pati momentin e vet Ruzveltian sot. Tedin, pasi e qelluan me plumb, nuk shkoi ne spital pa e mbaruar fjalimin. Urime per guximin , edhe pse nuk e di a eshte me gje qe vleresohet ne shoqerine krenarisht te skuthizuar shqiptare.

  2. Ajo që e ben përshtypje është fakti se nusja e dajës së Gert Shehut ka punuar me vite si pastruese e familjes Berisha dhe ky është një fakt i konfirmuar.

    Por përse arriti një person me lidhje familjare të aferta me familjen Berisha të godasë doktorin?

    Janë dy mundësitë. Ose nusja e dajës së Gert Shehut nuk është paguar për punën e kryer dhe në shenjë revolte ky godet Berishën, ose Gert Shehu është person i besuar për të goditur dhe për tu rrahur faqe botës.i di bota te gjitha krimet qe ke bere salih metaj,por ti ke hallin e vules,por ate nuk do ta marresh salih,cfare mbolle,do korresh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *