• |
ide | kryesore

Dalin pamjet e agresorit të Berishës pak para ngjarjes

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
agresorit



Euronews Albania ka publikuar pamjet e agresorit Gert Shehu para se të sulmonte Sali Berishën. 31-vjeçari, i cili sipas të ëmës dhe mjekut Sadik Lala vuan nga probleme të shëndetit mendor, goditi kreun e Partisë Demokratike me grusht në fytyrë.

Siç shihet në video, ai duket teksa ecën i vetëm pranë Xhamisë së Tabakëve. 31-vjeçari deporton më pas mes turmës dhe gjuan kryedemokratin, para se të neutralizohet nga badigardët e Berishës.

Gert Shehu prej mesditës së të martës është shtruar në spitalin e Traumës. Ne trupin e agresorit me hematoma të shumta në pjesën e fytyrës dhe të kokës. /LAPSI.al



10 Comments

  1. Portali Syri.tv ka hapur një sondazh, pas rrahjes së kryefamiljarit Sali Berisha.

    Në sondazh, njerëzit pyeten nëse Berishën e rrahu Rama apo e rrahu…. Rama. Pra të dy opsionet janë “Po”

    “A mendoni se qendron Edi Rama pas sulmit të Berishës? Po apo Po”, pyet portali i Berishës?

  2. Tipik Berishist. S’ka shans te jete i yni ky!

    S’mbajme nga keta katnar ne.

    Ne nuk jemi te dhunes fizike, por te forces se argumentit.

  3. Është i vetmi politikan shqiptar që ka justifikuar dhunën pasi e ka ushtruar direkt me njerëzit e tij. Është i vetmi politikan që gjithmonë ka gjetur arsye për të qenë me dhunuesin dhe jo me të dhunuarit në 30 vite pluralizëm në Shqipëri.

    Ndaj dhe sot kur i ndodhi ajo ngjarje e shëmtuar, ai nuk kishte se si të mendonte ndryshe, përveçse si Sali Berisha rrahës. Ti ceceni i syrit te zenit nuk shikon e kupton ti vetem di ta justifikosh tv shijakun me rubla shume

  4. E shpallen nongrata qe ta rikthenin ne politike, e goditen qe Berisha te djege Shqiperine dhe keta te duken serish “mbrojtesit” e popullit.
    Keta jane komunistet e 1941-ahit, ja pine gjakun ketij mileti dhe vazhdojne ja pijne akoma. Stili i Rames eshte kameleon, shushunje dhe perkedhele viktimen. E ka thene shpesh ne rrethin e tij te ngushte. E nese ketij elektoratit te majte i pelqen thika pas shpine me perkedhelje, elektorati i djathte duhet te organizohen shpejt qe thikat e Rames tja drejtojne atij. Vetem keshtu iken Rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *