• |
ide | kryesore

Me armë dhe dylbi në makinë, arrestohen të rinjtë në Lezhë

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy të rinj janë arrestuar në Lezhë. Kjo erdhi pasi në makinën me të cilën lëviznin iu gjetën të fshehura një armë zjarri, fenelina e dylbi.

“Gjatë operacionit, në qytet Lezhë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Dodge”, me drejtues shtetasin D. Gj. dhe pasagjer shtetasin A. N. Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në këtë automjet janë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me 5 fishekë në të, fenelina dhe dylbi.”, thuhet në njoftim.

Në cilësinë e proves materiale u sekuestruan automjeti, arma e zjarrit pistoletë, fenelinat, dylbitë dhe aparate celulare. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *