• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta aktorja Kirstie Alley

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja Kirstie Alley ka ndërruar jetë në moshën 71 vjecare. Lajmi u konfirmua nga fëmijët e saj: djali William dhe vajza Lillie. Dyshja zbuloi përmes mediave sociale se ajo “u nda nga jeta pas një beteje me kancerin, të zbuluar vetëm së fundmi. .”

“Ajo ishte e rrethuar nga familja e saj dhe luftoi me forcë të madhe, duke na lënë me sigurinë e gëzimit të saj të pafund të të jetuarit dhe çfarëdo aventure që na pret”, thuhej në deklaratë. Ne i jemi mirënjohës ekipit të jashtëzakonshëm të mjekëve dhe infermierëve në Qendrën e Kancerit Moffitt për kujdesin e tyre. Aq sa ikonike ishte në ekran, ajo ishte një nënë dhe gjyshe edhe më e mahnitshme.”

Alley gjeti famë duke luajtur Rebecca Howe në serialin e NBC “Cheers” nga viti 1987 deri në 1993. Për këtë rol, Kristie mori një çmim Emmy dhe një Golden Globe, të dyja në 1991. Më pas vazhdoi të luajë në dhjetëra filma dhe shfaqje televizive, duke përfshirë; “Drop Dead Gorgeous”, “Veronica’s Closet”, “It Takes Two”, “Sibling Rivalry”, “Shot to Kill”, “Loverboy”, “Runaway” dhe Franshiza “Look Who’s Talking”.

Miku i saj prej kohësh dhe bashkë-ylli i “Look Who’s Talking”, John Travolta, ishte ndër të parët që i bëri homazhe aktores. “Kirstie ishte një nga marrëdhëniet më të veçanta që kam pasur ndonjëherë”, shkroi John në Instagram menjëherë pasi u publikua lajmi. “Të dua Kirstie. E di që do të shihemi sërish.”/Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *