• |
ide | kryesore

Berisha: Mediat në gijotinë nga sulmet e Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Berisha thekson se Shqipëria renditet 53 vende poshtë Kosovës dhe 4 vende nën Vietnamin komunist për të drejtat e njeriut.

Berisha thekson se këto të dhëna tregojnë se liria e fjalës është në gijotinë nga sulmi i Edi Ramës.

Gjithashtu, Berisha denoncon vendimet e qeverisë dhe kryeministrit që kanë çuar në konfiskimin e mediave kritike me të.

“Kjo situatë dramatike, kjo rrokullisje e tmerrshme në monizëm të plotë është një apel për ndërgjegjen njerëzore, shoqërore dhe politike të çdo shqiptari të ngrihet në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të tij dhe me moton vdekje, vdekje monizmit, të mbrojmë liritë dhe të drejtat dhe të shpëtojmë shqiptarët dhe Shqipërinë nga armiku i tyre Edi Rama”, shkruan Berisha.

Postimi i plotë

Sot është Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut.

Shqipërinë kjo ditë e gjen 53 vende apo shkallë nën Republikën e Kosovës, por edhe katër shkallë më poshtë se sa Vietnami socialist i një diktature komuniste.

Shqiptarët kjo ditë i gjen si vendin e dhunimit masiv të lirive dhe të drejtave njerëzore.

Të dashur miq, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave Njerëzore në Shqipëri janë në gijotinë sot liria e fjalës nga sulmi i Edi Ramës, bastardit të Kristaq Ramës, xhelatit të diktaturës staliniste që firmoste varjen në litar në gusht të vitit 1988 të disidentit Havzi Nela për vargjet e tij kushtuar të drejtave të njeriut.

Në traditën e të atit xhelat, Edi Rama është i vetmi lider në Europë dhe botë që duke mos kontrolluar urrejtjen kongenitale patologjike për mendimin ndryshe mbyll e konfiskon televizione që nuk i nënshtrohen dhe e kritikojnë atë ose për të njëjtat arsye hedh në erë në dhunim flagrant të Kushtetutës dhe ligjeve Resorte Turistike të pronarëve të grupeve mediatike.

Qytetarët shqiptarë kjo ditë i gjen pasi me psedoreformën Sorosiane të Drejtësisë, ky sistem është kthyer në degë ekzekutivi ndaj dhe sot 95% të gjyqeve midis qytetarit dhe qeverisë i fiton qeveria, por dhe më keq falë kësaj reforme që i preu shtyllën kurrizore shtetit shqiptar qytetarët shqiptarë kanë humbur të drejtën e një procesi të drejtë ligjor mbasi ata duhet të presin 10 madje edhe gjer në 20 vite për të gëzuar të drejtën e shqyrtimit të padive të tyre. Njëkohësisht ata vetëm për të afruar afatet e shqyrtimit në gjykata të padive të tyre duhet të paguajnë qimet e kokës.

Qytetarët shqiptarë kjo ditë i gjen në kushtet kur shteti ligjor për shkak të vjedhjes së votave të tyre është zëvendësuar në Shqipëri me shtetin e drogës, krimit, pra narkoshtetin.

Qytetarët shqiptarë kjo ditë i gjen me burgje ferr njerëzor në të cilat vriten vetëvriten e vdesin nga torturat të burgosur të rinj dhe qytetarë të moshave të tjera. Vetëm në një vit në Shqipëri si në asnjë vend tjetër në Europë u arrestuan në tërësi në një vit 38 qytetarë.

Qytetarët shqiptarë i gjen këto ditë kur në vend ka rënë Kushtetutshmëria dhe nuk ekziston më balanca dhe kontrolli i pushteteve. Ato janë zëvendësuar me pushtetin një partiak apo diktaturën e partisë shtet. Edi Rama duke vjedhur votën ka vendosur në Shqipëri monizmin e plotë. Ai kontrollon sot të gjitha pushtetet. Madje ka në duart e veta 10% pushtet më shumë se sa kishte diktatori i fundit komunist shqiptar në vitin 1981.

Edi Rama me narkoshtetin e tij përdor sot çdo mjet, përfshirë dhunën fizike, për të zhdukur opozitën e vërtetë dhe pluralizmin demokratik në Shqipëri. Për të gjitha këto sipas raportit të fundit të ëorld Justice Project, Shqipëria e Edi Ramës për treguesin e zbatimit të ligjit, d.m.th të shtetit ligjor dhe garantimit me ligj të të drejtave të qytetarëve renditet 53 vende nën Republikën e Kosovës, por edhe 4 vende nën Vietnamin socialist te një diktature komuniste.

Kjo situatë dramatike, kjo rrokullisje e tmerrshme në monizëm të plotë është një apel për ndërgjegjen njerëzore, shoqërore dhe politike të çdo shqiptari të ngrihet në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të tij dhe me moton vdekje, vdekje monizmit, të mbrojmë liritë dhe të drejtat dhe të shpëtojmë shqiptarët dhe Shqipërinë nga armiku i tyre Edi Rama.



34 Comments

  1. Ti mire e ke shume dakord. Por debilizimi ska fund.

    Gjithesesi do fillojne komentet e jorgos dhe 231 pseudonimve te fugshqyerve

    1. Eh, ngordhëm për një byrek me gjizë të prishur, nga bodrumet e SHQUP – it.
      Mediat janë blerë nga Edmuti….
      Ja, në mbrëmje kërkojmë të shikojmë një media ndryshe! Nuk e gjejmë dot.
      1-KLAN- Fevzo, Berisha burrë shteti.
      2-Top Channel- Grigja, lëre mos e pyet.
      3-Syri- Pim Qeka, i pavarur krejt.
      4-News 24, Kapterri, Hysenbellija.
      5- Ora News, Si e ka ai konsulli Pasjaçiu, që ja mbylli Edmuti TV.
      6-ABC NEWS, Enkel Demi, burri Mesilës.
      7-Euro News Albania- Zëdhënësja e Berishës
      8- Ylli Rakipi…….
      9- Babababarararamamama.
      10- Ooo e gjetëm, për ktë e ka fjalën Berisha. Report TV. Ky ësht i kapur. Ktu nuk ka liri fjale. BOLJA. BOLINO.

      1. Tv kombetare :
        Klan pro rames
        Top channel prooooo rames
        Vizion plus proooo rames
        Rtsh prooooo rames
        Ertv

        Lokale

        Abc pro rames
        News24 pro veliaj por jo kunder rames.
        Report tv pro pro rames
        Fax pro pro rames
        Etj
        Etj

        Syri tv pro opozites
        Oranews ishte tani seshte me

        A2 gjys pro rames gjoja asnjeanes
        Euronews albania gjys pro rames gjoja asnjeanes

        Te mos fillojme me portalet dhe acromedia

        Rama garxhinmbi 100 000 euro ne google dhe facebook per targetim te shqiptareve me lajmet e veta

          1. Rama eshte me keq se edhe Vietnami!

            Tritol asgje personale.

            Rama mallkim kombetar

    1. Me keqardhje ky eshte realiteti , Rama reflekton nivelin e tij delirant megalloman, eshte i djallezor por pa thelb, nuk mund te presim zhvillim nga nje impotent si rama, dhe tufa e impotenteve qe e ndjek.
      Peshtiroses ne cdo aspekt.

      Respekte Doktor

  2. Nuk e kuptoi se si saliu ka fytyr edhe del e flet per gjera kunder rames, a nuk e kupton ky njeri se nuk e don me asnje shqipetare

  3. Shteti ligjor, garantimi me ligj të të drejtave të qytetarëve jane koncepte te huaja per nivelin karagjoz te Rames.

    Rama ska lidhje me shtetin. Biles i duket vetja se ai eshte shteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *