• |
ide | kryesore

Çmendet Vuçiç, do t’i kërkojë KFOR-it të dërgojë ushtarë serbë në Kosovë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar sot se do t’i drejtohet me një kërkesë KFOR-it për të lejuar dërgimin e trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë.

Në një konferencë për mediat, Vuçiç tha se kjo është një drejtë që parashikohet në rezolutën 1244, për të vendosur ushtarakët në territorin e Kosovës dhe Metohisë.

“Ne u dakorduam sot për tekstin që t’i dërgojmë një kërkesë komandantit të KFOR-it, në përputhje me Rezolutën 1244, për të siguruar dislokimin e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në territorin e Kosovës dhe Metohisë, dhe vendimi i Qeverisë [për këtë çështje] do të merret të hënën ose të martën”, tha Vuçiç gjatë një konference për media.

Kreu i shtetit ser tha se e di që kjo kërkesë do të refuzohet.

“Por, është mirë që një ditë nuk do të thonë se nuk e kemi kërkuar kurrë dhe se asnjë qeveri nuk guxoi të kërkonte” dislokimin e trupave në Kosovë, tha presidenti serb.

Sipas tij, KFOR do të gjejë “arsye të panumërta” për të dëshmuar se janë në kontroll të situatës. Por, Vuçiç paralajmëroi se Serbia do të kërkojë mënyra të reja ligjore për të arritur qëllimin e saj.


2 Comments

  1. Nuk mund te thuash ‘cmendet’ per nje njeri te cmendur prej kohesh!

    Psh., nuk mund te thuash ‘cmendet Rama’, apo ‘cmendet Putini’…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *