• |
ide | kryesore

E FUNDIT/ Reagon SHBA: Serbët të heqin urgjentisht barrikadat në veri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
urgjentisht



Ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe Beograd kanë dalë me një komunikatë të përbashkët. Ato kërkojnë që urgjentisht të hiqen barrikadat në Veriun e Kosovës të vendosura nga serbët lokalë. Në komunikatë thuhet se Shtetet e Bashkuara shprehin shqetësimin e tyre të thellë për situatën aktuale në veri të Kosovës.

“Ne e kuptojmë se autoritetet kosovare kanë arrestuar një individ të dyshuar për përfshirje në një sulm të dhunshëm ndaj autoriteteve kosovare të zbatimit të ligjit dhe komisionit zgjedhor. Ky arrestim po përdoret si justifikim për bllokime të paligjshme të rrugëve si dhe kërcënime dhe frikësime ndaj autoriteteve kosovare dhe popullatës lokale”, – thuhet në komunikatë.

Po ashtu në komunikatë thuhet se SHBA është në mbëshetetje të NATO’s që garanton sigurinë në Kosovë.

“Ata që ngritën postblloqe të paligjshme duhet t’i çmontojnë ato menjëherë. Ne presim që t’i jepet fund të gjitha kërcënimeve të dhunës dhe frikësimit. Ne shprehim mirënjohjen dhe mbështetjen tonë të plotë për Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR) për përpjekjet e saj për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes dhe për Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX). Ne i dënojmë fuqishëm si të papranueshme të gjitha sulmet ndaj agjencive të sigurisë kosovare dhe ndërkombëtare”, vazhdon njoftimi.

“I bëjmë thirrje të gjithëve që të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të marrin masa të menjëhershme për të arritur një de-përshkallëzimin e situatës dhe të përmbahen nga aktet provokuese. Ne i nxisim palët të punojnë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështjet shqetësuese”, thuhet në komunikatë. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Plotësisht me vend kjo deklaratë e ambasadës amerikane, faji të shkoj tek fajtori. Po sikur ta rrisni akoma presionin mbi serbët për hallet e tjera të shqiptarëve me ta, p.sh. çështja e tokave të pushtuara nga serbët??

    Kështu po!!

  2. Deklarate e sheqerosur.
    Behet shume kujdes per te mos deklaruar shkakun e vertete te kesaj klime konflikti dhe meren me zhvillimet anesore.
    Po ju sikur mbaheni per fuqine? me te madhe ne bote. Pse jeni kaq te trembur? Keni frike nga Serbia apo nga Rusia?
    Kjo stepja juaj po u shkakton drame popullit ne Kosove. Edhe kur ata reagojne me te drejte, ju i dekurajoni e u kerkoni te terhiqen, ne vend qe ti mbeshtesni ne te drejten e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *