• |
ide | kryesore

Inskenoi vdekjen, gjykata rrëzon ekstradimin në Shqipëri të italianit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy ditë pas arrestimit në Itali, është liruar 47-vjeçari Davide Pecorelli i cili është në kërkim nga autoritetet shqiptare për inskenimin e vdekjes së tij.

Sipas mediave italiane, Gjykata e Apelit, me kërkesë të Prokurorit të Përgjithshëm, Sergio Sottani ka liruar nga burgu 47-vjeçarin, i cili pritej të ekstradohej drejt Shqipërisë.

Prokurori kishte kërkuar edhe shpalljen e pavlefshme të arrestit, kërkesë e cila u pranua.

Pecorelli u arrestua dy ditë më parë në Perugia, teksa policia shqiptare bëri të ditur se 47-vjeçari do të ekstradohej drejt vendit tonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *