• |
ide | kryesore

Octavia Spencer nderohet me një yll në Walk of Fame

-Instant, Paparazzi, Slider



Octavia Spencer u nderua së fundmi me një yll në Hollywood Walk of Fame.

“Të jesh përgjithmonë e vendosur në mitologjinë e këtij qyteti dhe industrisë së filmit është një nder i jashtëzakonshëm”, tha Spencer në fjalimin e saj. “Më mori një minutë për të përvetësuar thellësinë e këtij momenti.”

“Kulminacioni i ëndrrave të mia u realizua. Puna e palodhur e shpërblyer pas një sasie të drejtë = dështimi dhe refuzimi”, u shpreh Spencer, duke falënderuar një listë të gjerë të njerëzve që e kanë ndihmuar atë gjatë karrierës së saj.

Aktorja kujtoi ku 26 vjet më parë  ajo udhëtoi nga Alabama në Los Anxhelos me 3000 dollarë, një televizor 48 inç, një valixhe dhe “një zemër të mbushur me ëndrra. Kjo ëndërr.”  “Nuk e dija atëherë,” tha ajo. “Se njerëzit që do të takoja së shpejti do të bëheshin familja ime në L.A. Ata me të cilët do të flisja kur nuk e gjeja vendin e punës ose do të festoja kur e gjeja.

“Nëse emri im, ylli do të jetë i vetmi që shihni, mbani mend të gjithë emrat që sapo i emërova”, shtoi Octavia. “Njerëzit që sapo i emërova sot, fshati im. Ata janë vetëm një pjesë e njerëzve që më udhëheqin nga prapaskenat. Për mua kjo nuk është një arritje e vetme . Për mua u desh familja ime, fisi im, fshati im. Dhe ju falënderoj.” Viola Davis dhe bashkëshorti i saj, aktori Julius Tennon, si dhe Mekhi Phifer, ishin të pranishëm. Davis dhe Tennon pozuan për një foto me Spencer gjatë festës./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *