• |
ide | kryesore

Plagosën me thikë 26-vjeçarin, arrestohen tre vëllezërit në Pogradec

-Instant, Lajme, Të fundit



Tre vëllezër janë arrestuar në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Ata plagosën me thikë shtetasin E. H., 26 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen nr. 2, Pogradec.

I plagosuri u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar dhe është jashtë rrezikut për jetën

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit R. O., 28 vjeç, R. O., 30 vjeç dhe Xh. O., 23 vjeç (vëllezër) banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Këta tre shtetas, mbrëmjen e djeshme, në një lokal, në lagjen nr. 2, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet së kanë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. H., 26 vjeç, banues në Pogradec, i cili u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar, aktualisht jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *