• |
ide | kryesore

Bie poshtë padia për këngën ‘Shake It Off’

-Instant, Paparazzi



Padia e ngrejtur kundër Taylor Swift për të drejtën e autorit të Shake It Off është rrëzuar pas gati pesë vjetësh.

Padia, e cila u ngrit nga kantautorët Sean Hall dhe Nathan Butler në 2017, pretendonte se Swift vodhi tekstet nga kënga e 3LW “Playas Gon’ Play” për të shkruar  “Shake It Off”. Megjithatë, avokatët e këngëtares fituese të Grammy-së dhe të dy kantautorëve dorëzuan një kusht të përbashkët  duke i kërkuar një gjykate të Kalifornisë të heqë padinë “në tërësi”.

Gjykatësi Michael Fitzgerald, e hodhi poshtë zyrtarisht padinë vetëm disa javë përpara se të fillonte gjyqi. Fitorja për Swift vjen katër muaj pasi këngëtarja theu heshtjen e saj për këtë çështje. Ajo deklaroi e “nuk e kishte dëgjuar kurrë” këngën për të cilën u akuzua për plagjiaturë.

Teksti i këngës “Shake It Off” është shkruar tërësisht nga unë”, pohoi këngëtarja në dokumentet e gjykatës. Hall dhe Butler fillimisht pohuan se artistja mori rreshtat; “Playas gon’ play / And haters, they gon’ hate.”  Megjithatë, Swift i mohoi akuzat dhe u shpreh se “lojtarët do të luajnë” dhe “urrejtësit do të urrejnë” ishin fraza të zakonshme.

“Në shkrimin e teksteve, u bazova pjesërisht në përvojat e jetës sime. Në veçanti, nga shqyrtimi i pandërprerë publik i jetës sime personale. Apo nga raportimi i ‘klikimeve’, të cilat mësova se thjesht duhej t’i hidhja pas. Të largohesha dhe të fokusohesha në muzikën time.”

Mirëpo Swift po përballet me një tjetër padi për të drejtën e autorit për një libër të publikuar në vitin 2019. Autorja Teresa La Dart e ka paditur për më shumë se një milion dollarë. Ajo pretendon se artistja kopjoi librin e saj me poezi, “Lover”, për broshurën shoqëruese për albumin “Lover”./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *