• |
ide | kryesore

Berisha: Kam falur Gert Shehun, por jo Edi Ramën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se sulmi ndaj tij ishte i porositur nga Edi Rama dhe njerëzit e tij, për të goditur PD-në dhe gjithë opozitën shqiptare.

Komentet Berisha i bëri gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, ku shtoi se e ka falur autorin e sulmit me grusht, Gerti Shehun, por shtoi se nuk ka falur tentativën për eliminimin e PD-së.

Ai tha gjithashtu se PD është sot lokomotivë e lirisë, ku sipas tij brenda 1 viti kjo forcë politike ka realizuar disa procese për rikthimin e votës së lirë tek antarësia.

“Gerti Shehu, me të gjitha evidencat, është informator i policisë kriminale. Çshtë aq i dezukilibruar saqë ka marrë raport dhe dëshmi për shëndetin mendor dhe fizik dhe ka marrë patentën. Është aq i disekulibruar saqë ka marrë kredi nëpër banka. Sikur në minimum të ishte duarjashtë, çdo njeri do të bënte çdo përpjekje për ta qartësuar atë. Ai ishte atentat ndaj çdo demokrati. Synonte të godiste rëndë opozitën, duke tentuar të reduktojë në hiç opozitën shqiptare. Në komunikatat e tyre shprehet vetëm hipokrizi. Të gjitha të shkruara nga zyra e Fugës, zyra e Edi Ramës.

Merrni pak, kush po mbron kriminelin. Kë i kanë dërguar për mbrojtje. Të gjitha variantet që paraqiten për mbrojtje, janë aq qesharake, saqë faktojnë se ai ishte i porositur dhe i paguar. Unë e kam falur atë, por nuk fal që Edi Rama kërkon të zhdukë PD-në. Askush nuk pranon t’i dorëzojë një njeriu të egër forcën kryesore opozitare. Ne nga 11 dhjetori e der më sot jemi angazhuar në një nga proceset më demokratikë që ka njohur vendi ndonjëherë. Përpjekje nga më të turpshmet e më kriminalet u bënë që ky tren lirie të ndalonte. Faktikisht sot PD është lokomotivë e lirisë në këtë vend. Kjo nuk u ndalua dot”, u shpreh Berisha.



13 Comments

  1. Ti perpara se te falesh ndonje, duhet pikesepari t’i kerkosh falje te gjithe popullit shqiptar.

    Por sigurisht qe kete nuk mund ta besh pasi je akoma me i rrjedhur se ai tipi qe te futi grushtin

  2. Me Kanunin e Lekes nuk denohet dorasi por shtytesi. Berisha eshte ne rregull me kanunin por duhet te faktoje qe shtytesi eshte Edi Rama. Problem per mua eshte fakti qe kanuni i takon mesjetes.

    1. Je fiks ne nivelin intelektual mesatar te nje militanti Berishist.

      Sepse tashme Berishes i kane mbetur vetem budallenjte.

      Por me budallenjte e budallenjve.

  3. Edi Rama nuk e rruan karin nga ty o dordolec Vucidoli Ai cuni beri gabim qe sta futi me shkelm te koqet e fishkura te kishe shku ne pidh te Sheqeres

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *