• |
ide | kryesore

Në qarkun e Lezhës mbi 80 hektarë tokë ende të përmbytura

-Instant, Lajme, Të fundit
Stuhia godet Shqipërinë, Ministria e Mbrojtjes tregon zonat ku ka probleme



Në qarkun e Lezhës është përmirësuar ndjeshëm situata pas përmbytjeve të javës që shkoi. Aktualisht në gjithë qarkun raportohen për 80 hektarë tokë të përmbytura. Nga ana tjetër niveli i lumenjve është në kuota normale dhe nuk rrezikojnë daljen nga shtrati, çka për pasojë do vështirësonte situatën në zonat përreth.

Njoftimi për qarkun:

Në ish kënetën Torovicës ka rreth 50 ha nen ujë , hidrovori Shllinza kuota -0.8m  në zonën e Laçit ish kënetën e Gjormit ka rreth 30 ha te permbytura.
Total Qarku ka 80 ha tokë të përmbytura. Hidrovori Balldrenit punon në kuotë -2 m,kurse hidrovorët e tjerë si ai I Tales, Gocajve, Gryke Zezës, Ishull Shëngjinit, Drojës, punojnë nën kuotat kritike.
Kuota lumenjve Drin, Gjader e Mat, normale. Raportime për problematika të tjera deri në këto momente nuk kemi. Strukturat e MC të bashkive të qarkut vazhdojnë punën për riparimet e mundshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *