• |
ide | kryesore

Emirates akoma sponsori kryesor i Milan: shoqëria ajrore dyfishon shifrat e akordit

-Instant, Sport
Emirates



Milan dhe Emirates vazhdojnë përpara së bashku. Në fakt, marrëveshja për zgjatjen e kontratës mes kuqezinjve dhe linjës ajrore si Partner Zyrtar i Linjës Ajrore dhe Partner Kryesor u zyrtarizua në Dubai. Kështu vazhdon një marrëdhënie e frytshme bashkëpunimi që ka zgjatur për mbi 15 vjet. Detajet nuk janë bërë të ditura, por flitet për një shifër rreth 30 milionë euro. Një shifër më lart se dyfishi i 14 milionëve të kontratës së mëparshme.

Logo ikonë e Emirates ‘Fly Better’ do të vazhdojë të shfaqet në bluzat e ekipit të parë të Milan. Kjo vlen për të gjitha ndeshjet sezonale. Marka Emirates do të shfaqet edhe në fanellat e skuadrave të të rinjve, të përfshirë në projektin e Akademisë së Milanit. Synimi është ai për të ndarë vlerat pozitive të futbollit përmes iniciativave të Akademisë së Klubit.

Lexo më tej: Furlani është CEO i ri i Milan: ja kush është njeriu që do të marrë vendin e Gazidis

Për këtë rast, Milan vizitoi selinë e Emirates Group në Dubai. Kuqezinjtë ndodhen në kryeqytetin e Emirateve Arabe për një kamp stërvitor dhe për të luajtur në Dubai Super Cup. Gjatë takimit, trajneri Stefano Pioli, disa lojtarë të ekipit të parë, drejtuesit e lartë të Milan dhe përfaqësuesit e pronësisë së Klubit, takuan Lartësinë e Tij Sheikh Ahmed bin Saeed Al Maktoum, President dhe CEO i Emirates Airline & Group. Një moment i veçantë që zyrtarizoi rinovimin e partneritetit dhe riafirmoi vizionin e përbashkët të dy markave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *