• |
ide | kryesore

Ekzekutimi në Tiranë/ Berisha: Pasojë e platformës së Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
në Tiranë



Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar lidhur me vrαsjen e 49-vjeçarit Edmond Papa. Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes në një lokal në zonën e Selitës në Tiranë.

Berisha shprehet se kjo tregon se qeveria dhe policia janë inekzistente në këtë vend. Sipas kreut të PD-së, Rama dhe ministri Çuçi e kanë shndërruar Shqipërinë në një vend të pasigurt për qytetarët.

“Atentat në zemër të Tiranës! Ligji dhe rendi në duart e krimit! Te dashur miq, një tjetër atentat, me pasojë vdekjen, ka ndodhur pak çaste më parë, në zemër të Tiranës, në Komunën e Parisit. Aq inekzistente janë qeveria dhe policia në këtë vend, sa kriminelët nuk pyesin më për asgjë.

Me platformën e Edi Ramës kokën t’i hanë njeri tjetrit rendin e bëjnë kriminelët dhe vrasësit. Atentatet bëhen kudo, kriminelët nuk kujdesen aspak për detaje e as nuk kanë më frikë nga policia, përkundrazi, policia dhe qeveria liçenson aktet e tyre.

Edi Rama dhe ministri i tij familjes Çuçi kane shndërruar Shqipërinë në një vend të pasigurtë për ne dhe fëmijët tanë, një vend ku bandat dhe qeveria nuk kanë më asnjë dallim nga njëra-tjetra” – shkruan Berisha.

Biznesmeni nga Saranda u qëllua në një lokal në Tiranë. Ai është pronar i një hoteli në bregdet. Sapo ishte kthyer nga Britania e Madhe. ©LAPSI.al

 



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *