• |
ide | kryesore

Jane Fonda zbulon detaje rreth gjendjes së saj shëndetësore

-Instant, Paparazzi, Slider



Jane Fonda ka zbuluar së fundmi më shumë detaje për gjendjen e saj shëndetësore.

“Javën e kaluar zbulovanga onkologu im se gjendja ime është përmisuar dhe unë mund të ndërpres kimioterapinë,” shpjegoi ajo përmes faqes së saj të internetit në një postim në blog të titulluar, “Dhurata më e mirë për ditëlindjen ndonjëherë!!!”

Fonda tregoi se katër raundet e para të trajtimit të kimioterapisë ishin “mjaft të lehta”. Por, seanca e saj e fundit ishte veçanërisht “e ashpër” në trupin e saj, “duke e bërë të vështirë arritjen e shumë gjërave”.

“Ndihem kaq e bekuar. Kaq me fat”, ka shkruar ajo. “Falenderoj të gjithë ju që u lutët për mua . Jam e bindur se luajti një rol në lajmin e mirë.”

Fituesja e Oscar-it zbuloi në shtator se kishte limfomën jo-Hodgkin dhe kishte gjashtë muaj që i nënshtrohej kimioterapisë. “Ky është një kancer shumë i shërueshëm. 80% e njerëzve mbijetojnë, ndaj ndihem shumë me fat”, siguroi ajo fansat e saj. Jane pranoi se “privilegji i saj si një personazh i famshëm” i siguronte sigurimin shëndetësor më të mirë, si dhe “qasjen te mjekët dhe trajtimin më të mirë”.

Aktorja e quajti gjithashtu kancerin “një mësues” dhe tha se ishte e përkushtuar t’i “kushtonte vëmendje” mësimeve të tij. “Një gjë që më ka treguar tashmë është rëndësia e komunitetit,” shkroi aktorja në atë kohë. Pavarësisht diagnozës  dhe trajtimeve të mëvonshme, Fonda u zotua të mos lejojë që sëmundja të ndërhyjë në aktivizmin e saj për ndryshimet klimatike./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *