• |
ide | kryesore

Zjarr në një tunel rrugor, 19 viktima në Afganistan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
tunel



Të paktën 19 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga një zjarr brenda në një tunel rrugor në Afganistan. Një cisternë nafte u përmbys dhe mori flakë në tunel. Ai lidh kryeqytetin Kabul me provincat veriore. Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje. Zjarri u përhap në automjete të tjera para se të shuhej mëngjesin tjetër. Pamjet e postuara në rrjetet sociale tregonin disa automjete të djegura plotësisht pas incidentit.

“Një cisternë e karburantit shpërtheu… Unë rashë. Rrobat e mia morën flakë”, – tha një dëshmitar i plagosur. Disa prej trupave u dogjën rëndë, tha një zyrtar i lartë shëndetësor. “Midis të vdekurve ishte shumë e vështirë të identifikohej se kush ishte mashkull dhe kush femër”tha zyrtari.

Të paktën 32 persona u plagosën, tha një zyrtar tjetër. Mendohet se numri i viktimave mund të rritet ende. Ministria e Punëve Publike tha se kalimi ishte mbyllur për trafikun ndërsa po kryheshin operacionet e shpëtimit.

Tuneli është 2.6 km i gjatë dhe ndodhet në një lartësi prej rreth 3400 m. E përshëndetur si një kryevepër inxhinierike në përfundimin e saj në vitet 1960 nga Bashkimi Sovjetik, rruga kryesore përmes maleve mbyllet shpesh për ditë të tëra për shkak të aksidenteve dhe ortekëve.

Një zjarr në tunel në vitin 1982 vrau të paktën 400 njerëz. Disa vlerësime thonë se numri i të vdekurve arrin në mijëra.

The entrance to the Salang tunnel pictured in 2010



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *