• |
ide | kryesore

Petkovic: Beogradi po i merr shumë seriozisht kërcënimet e Kurtit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të përgjigjen ndaj gjoja “kërcënimeve dhe thirrjeve për likuidime” që sipas pretendimeve të tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ua ka dërguar serbëve që po bllokojnë ilegalisht rrugët në pjesën veriore të Kosovës.

Kryeministri Kurti, në një intervistë për “The Guardian” kishte deklaruar se heqja e barrikadave nuk mund të përjashtojë viktimat, prandaj Petkoviç në një deklaratë me shkrim, ka thënë se Beogradi “po i merr shumë seriozisht kërcënimet e Kurtit”, por edhe se “s’do ta lejojmë kurrë që t’i kthejë kërcënimet në veprim”.

“Tani është e qartë se dislokimi i paligjshëm i forcave speciale të armatosura deri në dhëmbë në veri të Kosovës nuk synon asnjë ‘mision paqeje’ por është një kërcënim i drejtpërdrejtë për popullin serb në Kosovë”, shtoi korrieri propagandistik i qeverisë serbe.

Serbët etnikë në veri të Kosovës, ku janë shumicë, kanë ngritur barrikada prej më shumë se 10 ditësh, duke penguar lëvizjen e lirë të autoriteteve kosovare pavarësisht thirrjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Një grup i madh anëtarësh të ‘Narodne Patrole’, një organizatë nacionaliste serbe me lidhje me grupin paraushtarak rus “Wagner”, ishin mbledhur gjithashtu të dielën në anën serbe të kufirit Serbi-Kosovë duke kërcënuar se do të përballeshin me trupat e NATO-s.

Qeveria e Kosovës, përmes kryeministrit Kurti, kishte njoftuar se po pret nga KFOR-i që të bëjë heqjen e barrikadave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *