• |
ide | kryesore

Rëndohet gjendja shëndetësore e Gianluca Vialli: e ëma fluturon për në Londër

-Instant, Sport
Vialli



Bota e futbollit, por jo vetëm, është në këto orë e shqetësuar për gjendjen shëndetësore të Gianluca Vialli. Ish-sulmuesi i Cremonese, Sampdoria dhe Juventus po përballet me kancerin në pankreas, me të cilin lufton prej pesë vitesh. Vialli kur zbuloi për herë të parë sëmundjen e quajti si “mysafir i paftuar” dhe “shoqërues udhëtimi që me kënaqësi do ta kisha shmangur”. Javën e kaluar Vialli njoftoi ndërprerjen e angazhimeve me Federatën Italiane të Futbollit. Kjo pikërisht për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. “Duhet ta ndihmoj trupin tim – saktësoi ai – që ta kapërcejë këtë fazë të sëmundjes”.

Vialli prej disa kohësh jeton në Londër dhe pikërisht aty është shtruar në klinikën ku tashmë kishte kryer dy cikle kimioterapie më herët. Gjendja e tij është përkeqësuar orët e fundit dhe nëna e tij 87-vjeçare Maria Teresa fluturoi dje nga Kremona për në Angli. Shenjë e situatës kritike që po kalon ish-kampioni italian.

Ditët e fundit ka pasur shumë mesazhe solidariteti, afërsie dhe dashurie nga e gjithë bota e futbollit. Shumë ish-bashkëlojtarë (për shembull Mancini, Ravanelli dhe Cabrini), apo edhe lojtarë që ka drejtuar gjatë karrierës si trajner (Thierry Terry), dhe miq e të njohur kanë dashuri t’i japin zemër. Të gjithë të shtrënguar rreth njërit prej personave më të dashur dhe më ikonë të sportit italian.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *