• |
ide | kryesore

I pret arrestimi ose burgu? Noe, tifozja argjentinase që u zhvesh topless është larguar nga Katari pa probleme

-Instant, Sport
Noe



Pamjet e Noe, tifozes argjentinase, që për të festuar fitoren e Argjentinës e pa të arsyeshme të zhvishej duke shfaqur hiret e saj në mbarë botën nga tribunat e stadiumit Lusail bënë shumë përshtypje. Një sjellje që padyshim shkelte ligjet strikte të Katarit për sa i përket kodit të veshjes dhe dekorit në publik. Pasi panë dy tifozet të shoqëruara në dalje të impiantit nga personeli i sigurisë, shumë menduan për një burgosjen e tyre. Ose të paktën një gjobë astronomike.

Ajo quhet Noe, dhe në Instagram e përshkruan veten si “La chica del topless”. Nuk dihet shumë për të, përveç që i pëlqen të tregojë hiret e saj. E pas asaj që ndodhi në finalen e Katarit, sigurisht që do të ketë edhe më shumë ndjekës. Ajo që me siguri nuk do t’i marrë është një palë pranga. Argjentinasja e bukur në fakt tashmë është kthyer në vendlindjen e saj, siç e ka treguar edhe vetë përmes historive të panumërta dhe të pashmangshme sociale.

Lexo më tej: VIDEO +18/ Festa e shfrenuar e tifozeve të Argjentinës

Siç raporton “The Sun”, tifozja argjentinase dhe shoqja e saj janë larguar pa probleme nga Katari: “Lëre avionin të niset para se të vijnë të më marrin”, ka bërë shaka vajza në rrjetet sociale. Duke ndjekur historitë e saj në Instagram, mund të kuptohet edhe ajo çfarë ndodhi me dy vajzat pasi u përcollën nga stadiumi i finales. Asgjë për të qenë më të qartë. Në fakt, të dyja vazhduan të kënaqnin sytë e tifozëve Albiceleste. Në kundërshtim me rregullat strikte katariote…



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *