• |
ide | kryesore

BE-ja do të mbajë samitin me Ukrainën në fillim të vitit të ardhshëm

-Instant, Lajme, Planet



Bashkimi Evropian do të mbajë një samit me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky më 3 Shkurt por vendndodhja ende nuk është vendosur. Zelenskyy ka bërë paraqitje të rregullta përmes video-lidhjeve në samitet e BE-së që nga fillimi i pushtimit rus në muajin shkurt.

Së fundmi, ai bëri udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që nga nisja e luftës kur vizitoi SHBA-në. Kryetari i 27 liderëve të BE-së Charles Michel dhe kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të takohen me Zelenskyy për konferencën, konfirmoi një zëdhënës.

“Mund të konfirmoj se samiti BE-Ukrainë do të zhvillohet më 3 shkurt dhe ka një ftesë të hapur për presidentin Zelenskyy për të vizituar Brukselin”, tha Barend Leyts, zëdhënës i kryetarit të liderëve të BE-së. Zëdhënësi tha se ftesa për Zelenskyy për të vizituar Brukselin nuk do të thotë se aty do të mbahet samiti.

Zyrtarët thanë se tema e ngjarjes do të jetë se si BE mund të vazhdojë të mbështesë Ukrainën kundër Rusisë. Udhëheqësit e dy institucioneve kyçe të BE-së do të vlerësojnë gjithashtu rrugën e Ukrainës për t’u bërë anëtare e bllokut – diçka që Zelensky e ka kërkuar që nga fillimi i luftës.



2 Comments

  1. Ukraina nuk eshte Europe, por euro-azia, ose nje ure kalimi midis dy kontinenteve dhe prane “pellgut te naftes”, lindjes se mesme.

    Pavaresisht pozites gjeografike qe e beri te lakmuar nga fuqite e medha te Lindjes dhe Perendimit, Ukraina ka gjithe te drejten, si cdo vend tjeter, te jete e lire, sovrane dhe e pavarur, duke zgjeruar kufijte politike te BE.

    Por kaq, madje per disa dekada pas pushtimit rus. Aventurat me organizmat nderkombetare, si te ishin OJQ, e cenojne stabilitetin e Evropes dhe sigurine ne kontinentin e vjeter, djep i qyteterimit dhe kultures boterore…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *