• |
ide | kryesore

Britney Spears i jep fund zënkës me mamanë e saj

-Instant, Paparazzi, Slider



Britney Spears ka vendosur të bëjë paqe me mamanë e saj, Lynne Spears. Spears, e cila është ankuar prej kohësh se nuk ishte në gjendje të pinte kafe ose alkool nën kujdestarinë e saj të mëparshme, ftoi Lynne, për një pije në Instagram.

“Instagram nuk i pëlqen më postimet e njerëzve që zbulojnë trupat e tyre, kështu që këtu është një selfie e imja në Meksikë !!! Mami dhe babi … kalova kufirin dhe ia dola!!! Kafe pas 15 vitesh… Mami mund të shkojmë të pimë kafe së bashku tani!!! Jemi të barabartë tashmë… le të pimë kafe dhe të flasim për këtë!!!’

Komenti i saj vjen pasi Spears e akuzoi se ia fshehte kafen çdo mëngjes. Gjithashtu artistja e sulmoi mamanë pasi ajo kërkoi falje për të gjithë dhimbjen që i shkaktoi.

“Më vjen shumë keq për dhimbjen tënde” shkroi Lynne. ‘Kam vite që më vjen keq! Unë të dua shumë dhe më mungon! Të lutem më zhblloko që të mund të flas personalisht me ty! Britney, thellë brenda vetes ti e di sa shumë të dua dhe më mungon! Kërkoj falje për çdo gjë dhe gjithçka që të ka lënduar!”Spears përfundimisht u përgjigj me: ‘Mami merre  faljen tënde dhe zhduku!!!’/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *