• |
ide | kryesore

85 kg kànabis të fshehura brenda makinës, arrestohet i riu në Fier

-Instant, Lajme, Të fundit
Fier



26 vjeçari Vahid Rizvani është arrestuar ditën e djeshme në Fier. Ai është pronari i makinës “Audi Q7”, në të cilën u gjetën 3 thashë me kanabis, 85 kilogramë në total. I riu është personi i dytë i arrestuar për sasinë e kanabisit të gjetur. Në 21 dhjetor u arrestua Armando Tërnova. Ndërkohë në kërkim u shpall 31 vjeçari Nehat Rizvani i cili arriti të arratisej.

“Në kuadër të këtij operacioni, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, u kap dhe u ndalua shtetasi V. R., 26 vjeç, banues në Hamil, i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.  26-vjeçari është pronari i automjetit tip “Audi Q7”, me të cilin shtetasit A. T., 25 vjeç (i arrestuar gjatë operacionit) dhe N. R., 31 vjeç (i shpallur në kërkim), po transportonin 3 thasë më lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 85 kg”-thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *