• |
ide | kryesore

“Për ne nuk ka festa”, invalidët në grevë urie në Elbasan (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lotët nuk kanë munguar nga sytë e personave me aftësi të kufizuara. Sot, ata kanë hyrë në grevë urie, pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga instancat shtetërore. Por teksa ishin reshtuar pranë njëri-tjetrit, nuk i kanë kursyer as lotët, teksa mendonin festat e fundvitit që i prisnin dhe mungesën e të ardhurave për ta festuar njëjtë si gjithë të tjerët.

“Unë kam lindur i tillë, si ma pret KEMP-in mua?,”-tha njëri prej tyre. Ndërsa kreu i shoqatës, i cili nuk i ka mbajtur dot lotët tha: Nuk i mbaj dot lotët. Çfarë feste krishtlindje thoni? Këta nuk kanë bukë të hanë, ju thoni Krishtlindje.

Reagimin më prekës e kishte Andrea Qosja, i cili i ka humbur të dyja këmbët kur ishte vetëm 13 vjeç. Pa asnjë mundësi rekuperimi apo shërimi ai u vlerësua si invalid i përjetshëm dhe përfitoi disa të drejta deri në nëntor të vitit 2022 ku një keqinterpretim i ligjit 8626 i vitit 2000 nuk e cilëson më si paraplegjik dhe i heq paketën higjienosanitare. U deshën plot 22 vite që neni 2 i ligjit 8626 të riinterpretohej dhe tashmë Qosja nuk paraplegjik pasi sipas autoriteteve, ai është baba i dy fëmijëve, ç’ka, sipas tyre, do të thotë se nuk i ka humbur të gjitha funksionet nga mesi e poshtë.

https://www.youtube.com/watch?v=vyjanW0Q1BE



3 Comments

  1. Për Zotin me vjen keq për këtë shtresë
    Por kur i shof që pa u hap qendra votimit jane te paret qe votojnë për ps nuk me del pikë loti.

    1. ata do votojne per gjithkend qe do tu premtoje per lemoshe ate qe ne fakt, eshte e drejta e tyre. Ne Shqiperi politikanet (te majte e te djathte) mundohen te mbajne peng sa me shume njerez si bastione votash..Keta te shkrete jane disa prej tyre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *