• |
ide | kryesore

Moska: Pranë bazës ajrore ruse janë rrëzuar dronë ukrainas, raportohet për 3 viktima

-Instant, Lajme, Planet



Moska njoftoi të hënën se ka rrëzuar një dron të Ukrainës afër një baze ajrore ruse duke shkaktuar vdekjen e tre personave.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se droni po fluturonte pranë bazës ajrore ruse Engels, në rajonin e Saratovit dhe se viktima kishin mbetur tre pjesëtarë të shërbimit rus në fushën e aviacionit.

Baza ushtarake ajrore ndodhet qindra kilometra larg vijës së frontit në Ukrainë.

Rusia tha se dronët ukrains sulmuan të njëjtën bazë ushtarake në 5 dhjetor.

Ndërkohë, Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenki teksa përcolli urimet për Krishltindje përmes një videomesazhi një ditë më parë, falenderoi të gjithë ata që po bënin ç’ është e mundur që ukrainasit të jetojnë, duke nisur nga ushtarakët, tek personali mjekësor, ekspertët e teknologjiisë deri te udhëheqësit botërorë që kanë mbështetur Ukrainën. Ai bëri thirrje për të treguar kujdes.

“Kësaj lufte i kanë mbetur edhe pak ditë. Por duhet të jemi të vetëdijshëm se armiku do bëjë ç’është e mundur për të na e bërë çdo gjë më të vështirë. Rusia ka humbur çdo gjë këtë vit dhe po përpiqet të kompensojë humbjet përmes propagandës, sulmeve ajrore mbi vendin tonë dhe veçanërisht sektorit energjitik”, tha ai.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Punin tha për televizionin shtetëror të dielën se vendi i tij është i gatshëm për të negociauar me çdo palë të përfshirë në luftën në Ukrainë, por se Kievi dhe vendet perëndimore kanë refuzuar angazhimin në bisedime.

“Besoj se po veprojmë në drejtimin e duhur, po mbrojmë interesat tona kombëtare, interesat e qytetarëve tanë, popullit tonë. Nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të mbrojmë shtetasit tanë,” tha zoti Putin.

Zoti Putin tha se Rusia po vepron si duhet në Ukrainë për shkak se Perëndimi, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, po përpiqet të rrënojë Rusinë. Por, ana tjetër Uashingtoni i ka mohuar akuzat se po bën komplot për kolaps të Rusisë./VOA/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *