• |
ide | kryesore

Ekstremet e motit/ Australia ‘përvëlohet’ nga i nxehti

-Instant, Lajme, Planet



Miliona australianë po përjetojnë valën e parë të të nxehtit të verës ndërsa temperaturat përvëluese goditën katër shtete. Paralajmërimet për valët e të nxehtit janë lëshuar për Australinë Jugore, Viktoria, Tasmania dhe në Australi Perëndimore, me temperatura që pritet të rriten deri në 16 gradë Celsius mbi mesataren.Meterologët kanë bërë të ditur se edhe mengjeset do të jenë shumë të nxehta. Ato do të kapin temperaturat që mund të arrijnë në 38 gradë Celsius.

Megjithatë dhe veriu dhe perëndimi i Viktorias pas temperaturave të nxehta mund të përballen me rrebeshe shiu dhe erëra deri në 90 km/h. Cikloni tropikal Ellie sipas meterologëve mund të shkaktojë përmbytje në disa zona në lindje të Australisë. Autoritetet i kanë bërë thirrje banorëve që të jenë të kujdesshëm pasi i nxehti pritet të arrijë kulmin gjatë së mërkurës.

Paralajmërimet për zjarret janë në fuqi në Australinë e Jugut për shkak të nxehtësisë. Shërbimi Zjarrfikës i Vendit ka shpallur gjithashtu alarme për Gadishullin Loëer Eyre dhe Gadishullin Yorke.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *