• |
ide | kryesore

Prezantohej si mësues joge, arrestohet pas 12 vitesh një ndër më të kërkuarit e FBI-së

-Instant, Lajme, Planet



Është arrestuar pas 12 vitesh kërkime, Jorge Ruenda Landeros, një nga më të kërkuarit e FBI-së, i cili prezantohej si isntruktor joga.

Tani i njohur si Leon Ferrara, i shumëkërkuari fshihej pas mashtrimeve, duke u paraqitur si mësues në joga, ndërsa drejtonte një studion në Meksikën perëndimore. Ai kishte publikuar foto ku tregohej se drejtonte një klasë që frekuentohej nga shumë klientë.

Ndërkohë ai ishte në kërkim për një vrasje të ndodhur në vitin 2010, pasi një grua u gjet e vdekur në bodrumin e banesës së saj.

Në atë kohë Landeros ishte i dyshuar kryesor për nuk u gjet kurrë gjatë hetimeve.

Sipas listës së më të kërkuarve të FBI-së, ai kishte qenë në arrati deri në arrestimin e tij këtë vit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *