• |
ide | kryesore

VIDEO/ Makina merr flakë në aksin Fier – Vlorë, bllokohet qarkullimi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një mjet është përfshirë nga në flakë teksa ishte në lëvizje në autostradën Vlorë -Fier mbrëmjen e kësaj të enjteje. Policia njofton se makina kishte si drejtues shtetasin me iniciale Xh.K. Ajo është përfshirë nga flakët rreth orës 22:00. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një defekt teknik në mjet.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Një grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Për shkak të tymit ka pasur vështirësi në qarkullim duke bërë që për një kohë të gjatë autostrada të bllokohet. ©LAPSI.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *