• |
ide | kryesore

Kundërshton regjimin “41 biss”/ Redjan Rraja ankimim në Gjykatën e Lartë

-Instant, Lajme, Të fundit



Redjan Rraja i ka bërë rekurs vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm për izolimin e tij në regjimin e posaçëm 41 bis. Dy muaj më parë, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata urdhëroi konfiskimin e pasurive të Rrajës.

Para disa muajsh, Rraja bashkë Eldi Çalën u futën në në grevë duke refuzuar vaktet e gatshme, pasi zyrtarët e burgjeve nuk ishin realizuar kërkesën e tyre për të pasur televizor në qelitë e kontrollit më të rreptë.

Redjan Rraja është dënuar me 8 muaj burg nga Gjykata e Tiranës, pasi u akuzua për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” në vrasjen e mikut të tij, Elton Çiço, më 1 maj 2016.

Ndërkohë, emri i Redjan Rrajës del edhe në ngjarjen e bujshme të dhunës së ushtruar ndaj Xhisiela Malokut. Ishte ish-oficeri i Fushë Krujës, Emiljano Nuhu, që kallëzoi në komisariatin numër 6, në Tiranë, se është kërcënuar nga Redjan dhe Ramazan Rraja, për çështjen “Xhisiela”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *