• |
ide | kryesore

Shtyhet seanca për sekuestrimin i pasurive të Rrajës, mes tyre edhe ‘Audi A8’ i Kejvina Kthjellës

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë për të tretën herë seancën për kërkesën e SPAK për konfiskim të pasurive të Redjan Rrajës. Mes tyre gjendet edhe një makinë ‘Audi model A8’ për te cilën bashkëpronare është modelja Kejvina Kthjella. Mësohet se Redjan Rraja dhe Kejvina Kthjella nuk ishin të pranishëm. Ndërkohë, seanca u shty për arsye se nuk ishte e paraqitur avokatja Kristina Marku. Ajo përfaqëson interesat e Marsela Bibës, bashkëshortes së Redjan Rrajës.

Gjykata vendosi përjashtimin e avokatës Marku dhe vendosi që çështjen ta ndjek avokati Edvis Gorishti. Senaca e radhës është lënë më datë 31 janar ora 08:00. Kujtojmë se Rraja është një ndër personat e akuzuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji, ngjarje ku humbi jetën shoferi i tij Andi Maloku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *