• |
ide | kryesore

Tritol para banesës së një polici në Shkodër, dëmtohet automjeti i tij (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër. Mësohet se tritoli është vënë para banesës së policit Valter Serra në orët e para të mëngjesit në fshatin Bardhaj. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00.

Si pasojë është dëmtuar automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të këtij shtetasi dhe janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij. Ende janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje por policia dyshon se ka ndodhur për shkak të detyrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *