• |
ide | kryesore

Urimet e politikës për Vitin e Ri/ Rama: Qoftë 2023 kohë për paqe

-Instant, Lajme, Të fundit
urimet e politikës për 2023



Urimit për vitin e ri 2023 i janë bashkuar disa figura politike nga mazhoranca dhe opozita. Presidenti Bajram Begaj uroi një vit që ka kryefjalë dashurinë dhe jo luftën me njëri tjetrin, ndërsa përballë sfidave globale kërkoi mos-rënien në pesimizëm. Një thirrje pati edhe për politikën, që në këtë vit zgjedhor, të shmangin gjuhën e urrejtjes dhe mëritë politike.

Kryeministri i vendit Edi Rama ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri 2023 me një video-mesazh. Ai e nisi videon me një kërkim ndjese për momentet që mund të ketë gabuar, e ndërsa thekson se ai ka bërë aq sa ka mundur për t’iu gjendur pranë qytetarëve. Rama zgjodhi vargje nga Ekleziastët, duke thënë se shpreson se 2023 të jetë viti i paqes, me shumë dashuri e buzëqeshje.

Edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla uroi të gjithë shqiptarët kudo ndodhen një vit sa më të mbarë. Ajo theksoi se “Ditët dhe vitet më të bukura i kemi përpara”.

Më herët, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar gjithë shqiptarët për vitin e ri 2023. Në mesazhin e tij ai risjell në vëmendje zhvillimet jo vetëm në PD gjatë 2022, por në të gjithë Shqipërinë. Kryedemokrati nuk ka lënë pas akuzat ndaj kryeministrit Rama. Ai ka përmendur edhe paketën 80 milion euro për shtresat më të prekura. Sipas Berishës kjo nuk është gjë tjetër veçse një pilulë elektorale.



9 Comments

  1. Ne prag te ketij Viti te Ri 2023, shqiptareve kudo ne bote, popullit dhe kombit qe me shume se asnje tjeter ne bote ka lene vatren e vet ametare, ti dhe gjykatat e tua i hoqen te drejten per te votuar nga atje ku jane, ashtu si votohet ne te gjitha vendet demokratike.

    Pse e bëre? PËR TË MBAJTUR PUSHTETIN E KORRUPTUAR ME AKTIVISTAT DHE PATRONAZHISTAT.

  2. I dashur popull shqiptar

    Une KM-ja juej prej 10 vitesh ne kete nate te nderrimit te viteve kam vendosur te shperlaj shpirtin
    tim te sterrosur nga mekatet e shumta qe kam bere ndaj jush, ndaj kombit e shtetit , duke u kerkuar
    ndjese per gabimet qe mund te kem bere. Une e di se ju jeni nje popull i urte e i bute si qingjat ne
    lendine , une e di se zemra juaj eshte plot miresi e falje, une e di se njera faqe e juaja mezi pret te
    goditet pasi une u kam goditur faqen tjeter, por mbi te gjitha une e di se ju jeni nje popull me
    kujtese te dobet ndaj dhe harroni shpejt zollumet qe u kam bere dhe nuk kerkoni kurre llogari
    por eshte ndergjegja ime qe po zgjohet pas 365 ditesh gjume dhe nuk po me len te qete.
    – Une dua te mbyll syte e te bej nje gjume te qete pas nje viti por per dreq para syve me shfaqen
    mekatet e mia qe si lugeter nuk me lene rehat
    -me shfaqen para syve fadromat mbi shtepite e qytetareve te pambrojtur, lotet e femijeve tek u
    hodha gaz lotsjelles ne 5 te mengjesit brenda banesave te tyre, britmat e nenave, dhuna e policeve

    -me shfaqen ata dreq inceneratoresh, ato firma fap e fap mbi kontrata , ata te pabese qe pas
    shpines sime por me firmen time vodhen 450 milion euro te taksave tuaja dhe tani iken ne
    derejtim te paditur ndersa une qe jam fjalembajtes u dergoj cdo muaj ne drejtim te paditur rreth
    nje milion euro megjithese jo vetem qe ata nuk punojnne por ai i Tiranes nuk ekziston fare
    .
    -me shfaqen bijte e bijat tuaj hipur ne gomonet e vdekjes ne La Mansh tek rrezikojne jeten per
    tu larguar nga une pasi ketu ua nziva jeten, i lashe pa pune e pa te ardhme.

    -me shfaqet administrata ime e shumefishuar, e korruptuar dhe e kriminalizuar qe u ka nxire jeten
    duke u marre rushfete te majme per cdo sherbim qe ligji ua garanton .

    -me shfaqet ushtria famekeqe e patronazhisteve qe duke i paguar me taksat tuaja ua vura si hije
    pas qe une te di qe jo vetem cfare beni por edhe cfare mendoni e sidomos per ke votoni

    I dashur popull, nuk po vazhdoj me se duhen shume net per te permendur te gjithe mekatet e mia
    por duke shpresuar se me aato 80 mije leke te reja qe do u jap ne fillim te vitit tjeter, do te me
    votoni perseri e perseri qe une te vazhdoi zollumet perseri e perseri gjate 365 diteve dhe oret e fundit
    te dites se fundit te vitit te kem mundesi te pranoj faljen tuaj zemergjere.

    1. po nuk eshte ky fajtori i vertet!ky eshte nje ushtaruc,nje sherbetor me kartel psikopatie(ne rast gjykimi,do te thote qe une psikopat jam,faji eshte i juaji qe e dinit e me votonit).armiku kryesor eshte sekti satanik george sorros.ata i kane dhene carta bianca e ky ne gjurmet e pilos e enverit,ben cfare ti doje qejfi kunder shqiperise.shpopullimi e shkaterrimi i objekteve kulturore e historike Jane pjese e nje plani antishqiptare.largimi i ketij monstre eshte zgjimi i shqiptareve nga nje enderr e llahtarshme.

    2. po nuk eshte ky fajtori i vertet!ky eshte nje ushtaruc,nje sherbetor me kartel psikopatie(ne rast gjykimi,do te thote qe une psikopat jam,faji eshte i juaji qe e dinit e me votonit).armiku kryesor eshte sekti satanik george sorros.ata i kane dhene carta bianca e ky ne gjurmet e pilos e enverit,ben cfare ti doje qejfi kunder shqiperise.shpopullimi e shkaterrimi i objekteve kulturore e historike Jane pjese e nje plani antishqiptare.largimi i ketij monstre eshte zgjimi i shqiptareve nga nje enderr e llahtarshme.

  3. disenjatori kerkon paqe me shkrepse ne dore,…….,turpi zotit disenjator krzeminister i nje populli sa te lashte dhe te leshte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *