• |
ide | kryesore

Fiton 1 milion euro në lotari, por nuk shkon të marrë çmimin

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks
lotari



Në Gjermani, një person fitoi 1 milion euro në lotarinë “6 nga 49” në dhjetor 2019. Shumë me fat, por për të ardhur keq që ai nuk u paraqit kurrë për të marrë çmimin në lotari. Dhe tashmë afati kohor ka skaduar për të pasur mundësinë e marrjes së çmimit.

Bileta ishte shitur në rajonin e Saksonia-Anhalt. Organizatorët e lojës thanë se tashmë ka kaluar mandati maksimal 3-vjeçar që e kishte lënë të paprekur çmimin deri në orën 23.59 të 31 dhjetorit 2022.

“Shpresonim që dikush të vinte. Fatkeqësisht, nuk pati një fund të lumtur,” – komentoi CEO i Lotto-s gjermane, Stefan Ebert. Ai shtoi se tani çdo fitim i pambledhur do të shpërndahet në hedhjen speciale të shorteve në lotari mbarë vendin. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *