• |
ide | kryesore

6 raste të reja me Covid në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Covid-19, infektuar, covid



Asnjë humbje jete dhe 6 raste të reja me Covid-19 janë shënuar në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 75 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 6 qytetarë, në Bashkitë e mëposhtme: 2 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Durrës, Lushnje, Kolonjë, Berat.

Janë 144 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient.

Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,069 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 4 Janar 2023)

Raste të reja ditore 6
Të shëruar në 24 orë 17
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 75

Testime totale 2,020,283
Raste pozitive 332,809
Raste të shëruara 329,069
Raste Aktive 144
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 117
Fier 10
Berat. 4
Shkodër 3
Durrës. 3

Kukës. 2
Vlorë 2
Dibër. 1
Lezhë. 1
Korçë 1



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *