• |
ide | kryesore

“Charlie Hebdo” provokon sërish: Mullahë kthehuni nga keni ardhur (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Charlie



Revista e njohur satirike franceze “Charlie Hebdo” vjen sërish me një temë provokuese. Në numrin e fundit ajo ka një kopertinë në mbështetje të protestuesve iraniane. “Charlie me iranianet dhe iranianët” thuhet në faqen e parë ku ka një karikaturë tallëse me, Ajatollah Khamenei me mbishkrimin “Mullahë, kthehuni nga keni ardhur”.

May be a cartoon of one or more people and text that says 'NUMÉROSPÉCIAL CONCOURS DE CARICATURES DU GUIDE SUPREME 7JANVIER CHARLIE>» AVECI IRANIENNES ET LES IRANIENS CHARLIE HEBDO JAMNER N158 3,20€ MOLLAHS RETOURNEZ D'OU VOUS VENEZ LES DESSINATEURS FLANQUENT UNE RACLÉE AUX MOLLAHS'

Më 8 dhjetor, Charlie Hebdo nisi konkursin #MullahëDilniJashtë dhe ftoi lexuesit e saj të bënin karikatura të Udhëheqësit Suprem iranian. Pothuajse një muaj më vonë, e përjavshmja satirike mori më shumë se 300 vizatime dhe vendosi të botojë rreth 30 prej tyre këtë të mërkurë. Gazeta thekson gjithashtu se ka marrë mijëra kërcënime.

Kjo ide erdhi nga Riss, drejtori i redaksisë. “Karikatura është diçka që është pothuajse pjesë e një arme politike e përdorur nga mullahët. Kështu që ne nga ana tjetër po e përdorëm kundër tyre” – tha ai për franceinfo.

Në të vërtetë, në vitin 1993, mullahët kishin nisur një konkurs për të karikaturuar amerikano-britanikun Salman Rushdie, autor i romanit “Vargjet Satanike”. Në atë kohë, Charlie Hebdo u përgjigj me karikatura për Republikën Islamike të Iranit.

“Pa atë konkurs të nisur nga ajatollahët iranianë që donin të tallnin Rushdie, ndoshta nuk do ta kishim menduar kurrë të botonim, 13 vjet më vonë, karikaturat e Muhamedit. As sot ato që shigjetojnë liderin suprem iranian. Të paktën vetëm për këtë mund t’u themi faleminderit!”, – shkruan Riss në editorialin e tij të ditës.

“Nëse kjo çështje përkujton sulmet e 7 janarit, kjo është sepse ekziston i njëjti problem i lirisë së shprehjes në Iran. Është një shtet teokratik, gjithçka që ne po luftojmë dhe që i bën jehonë asaj që përjetuam në Charlie Hebdo”, – përfundon drejtori i redaksisë.

Më 7 janar 2015, revista ishte shënjestër e një sulmi terrorist nga një grup islamik, si pasojë e të cilit humbën jetën 12 punonjës. Ekstremistët shënjestruan gazetën pasi botoi karikaturat që konsideroheshin fyese për Profetin Muhamed. ©LAPSI.al

May be a cartoon of text that says 'Aicha' May be an anime-style image of high-heeled shoes Image Image May be a cartoon of text that says 'C'est moi ou ça sent les pieds?' May be a cartoon May be an illustration of one or more people

May be an illustration of 2 people



6 Comments

  1. Ashtu është vërtet.

    Dikush është diktator ose burrë shteti në bazë të interesave të atij që deklaron.

  2. Perse eshte pikerisht Charlie Hebdo qe mban “flamurin” e karikatures kunder Iranit?!

    Sjellja e konflikteve te Euro-Azise apo Lindjes se Mesme ne Europe eshte kercenim per paqen, sigurine dhe stabilitetin e kontinentit te vjeter…

  3. KTO SPURDHJAKET E FRANCES SOT E KSAJ DITE MARRIN NGA 14 SHTETE AFRIKANE 500 MILIARDE $ NGA NJI TATIM KOLONIAL QE I KAN VENDOS KTYNE FUKARENJVE. NUK THONE KOT QE TROTUARET E PERENDIMIT KULLOJN GJAK TE PAFAJSHMISH

  4. arsyet perse Berisha nuk ikën në shtëpi, por qëndron për t’ia lënë partinë djalit të tij Shkëlzenit, përse ilir Meta këmbehet me Monikën në krye të partisë dhe përse Fatmir Mediu, që nuk ka asnjë votë në këtë vend, qëndron në politikë vetëm se ka bërë një krim, duke varrosur 26 vet të gjallë me djalin e Berishës, dhe financohet nga kriminelë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *